• |
ide | kryesore

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Kryesore



Vizita e kryeministrit të Shqipërisë ende vazhdon të mbjellë debat mes penave më të spikatura të gazetarisë në Kosovë. Ndërsa duhet theksuar se nuk k pasur deri më sot asnjë koment pozitiv në shtyp, ato negative as nuk mund të numërohen. Fyeu kosovën, e ofendoi me maninë e vet për spektakël, mbrojti Hashim Thaçin deh shau kundërshtarët e tij për shkëmbimin e territoreve, zbatoi planin e Vuçiçit dhe shkaktoi trazirat e fundit në Veri, nëpërkëmbi gazetarët, foli për patriotizëm por partner ekonomik ka Beogradin dhe jo prishtinën janë disa nga akuzat që qarkullojnë në anët tjetër të kufirit. Lapsi. alë i ka mbledhur qëndrimet më të spikatuara që u artikuluan kundër kryeministrit shqiptar në Kosovë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Replikë me kolegët në Prishtinë/ Rama s’lufton për kufij, por për like në Facebook

 “A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal? A mund të vijë Edi Rama për vizitë në Prishtinë, Pejë apo Prizren si një kryeministërë i Shqipërisë që respekton disa rregulla elementare të protokollit shtetëror? A mund të vijë për vizitë pa folur me kapadaillëk? A mund të mbajë ky njeri fjalim në Kuvendin e Kosovës pa e polarizuar shoqërinë kosovare dhe pa manipuluar faktet e historisë më të re të Kosovës? A mund të dalë para gazetarëve paë i ofenduar e etiketuar”?- ka shkruar në median e tij DialogPlus.ch Enver Robelli (lexo këtu). Më keq për injorim të Kosovës ka folur edhe Mehmet Kraja në një shkrim për Gazeta Expres. Ai thotë: “Në rastin e takimit të Pejës, Edi Rama dëshmoi se nuk njeh sovranitetin e Kosovës, nuk e njeh traditën e popullit të vet, nuk di gjë për mirësjellje dhe punën e parë që bëri, shqelmoi derën e shtëpisë mikpritëse dhe, sipas prirjes së tij tashmë të njohur, me këmbët e tij me llucë dhe pëgëra, vandalizoi Kosovën e brishtë dhe fragjile në të gjithë përbërësit e saj. Përballë një Edi Rame të këtillë, që ndihet Zot në Kosovë dhe bëhet pulë para Serbisë dhe Greqisë, qeveritarët e Kosovës, të padijshëm dhe të pazot, të squlltë dhe inferiorë, pa autoritet dhe pa mbështetje elektorale, nuk kanë as guxim e kurajë, por nuk kanë dije dhe as vullnet politik që këtij vandali plangprishës t’i tregojnë derën” (Lexo ketu).

Propaganda pa efekte
Një nga kritikat më të mëdha që haset është ajo e mbledhjeve butaforike që nuk prodhojnë rrezultate: “Nuk do mend, mjeshtrië i ikonografisë dhe propagandës ishte Edi Rama, një dizajnator me biografi të manipuluar artistike, i cili në shtetin e vet ka dhënë prova bindëse se propagandën e bën më mirë se çdo punë tjetër” shkruan Kraja që këmbëngul se Rama edhe vendin e tij e ka shndërruar në një kala gënjeshtarsh: “Gjithkush e di se mbledhjet e këtilla të përbashkëta të dy qeverive që pesë vjet e këndej as kanë sjellë rezultat dhe as kanë për të prodhuar ndonjë efekt real kombëtar: atyre nuk u besojnë as vetë pjesëmarrësit, por nuk del njeri që t’i ndalë, sepse të gjithë duan të përfitojnë prej tyre, ndonëse po të gjithë e dinë se ky marketingë i çmendurë i Edi Ramës është vetë keqqeverisja e manipuluar”. Imer Mushkolaj në Gazeta Express bën edhe bilancin e këtyre takimeve butaforike: “Gjatë katër takimeve të të dy qeverive ishin nënshkruar 28 marrëveshje, nga të cilat deri tash janë zbatuar vetëm dhjetë. Nuk janë zbatuar as të gjitha memorandumet e nënshkruara. Madje, ka pasur edhe marrëveshje që janë nënshkruar më shumë se një herë nëpër këto mbledhje, siç janë ato për bashkëpunim në fushën e sigurisë, për bashkëpunim tregtar, për bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me diasporën etj. Probleme në zbatim kanë edhe marrëveshjet në fushën e arsimit. Ende mbetet sfidë çështja e nostrifikimit të diplomave të studentëve kosovarë që studiojnë në Shqipëri” (lexo ketu). Ndërsa Berat Buzhala (lexo ketu) jep shifrat tronditëse të një patriotizmi që shqiptohet me gojë por nëpërkëmbet me vepra: “Shikoni vetëm të dhënat në sajtin e CEFTA’së, të cilat flasin shumë më shumë se sa secila shqiponjë e bërë në Pejë. Shqipëria, vitin e kaluar ka shitur në Kosovë më shumë se sa në secilin vend në rajon, dhe ka konsumuar prodhime serbe më shumë se sa nga secili vend tjetër në rajon. Pra, Shqipëria blen mallra në Serbi (186 milionë euro) dhe shet mallra në Kosovë (në vlerë 156 milionë euro). Ndërsa Kosova, vitin e kaluar ka shitur në Shqipëri, pak më shumë se sa ka shitur në Serbi”

Roli i predikuesit
Ajo që i ka shqetësuar njëzëri komentatorët në Prishtinë është pozita prej predikuesi që ka marrë Edi Rama. Berat Buzhala bën bilancin e mosarritjeve ekonomike duke nënvizuar se ai nuk e lejon kryeministrin shqiptar të shfaqë nota paternaliste: “…unë nuk kam kërkesa për Edi Ramën. Ai është kryeministërë i Shqipërisë, i zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë, për të punuar për qytetarët e Shqipërisë. Mirëpo, kurë i njëjti zbarkon në Kosovë, na tregon se kush cfarë guxon e cfarë jo t’i thotë Presidentit Thaci, kur na tregon kush është e kush nuk është patriot, kush bëri dicka e kush nuk bëri asgjë për shqiptarët, atëherë e konsideroj legjitime që edhe ne t’i themi hapur disa gjëra”. Dhe gjërat që thuhen hapur kanë të bëjnë me mbështetjen nga kryeministrië i Shqipërisë, për idenë e shkëmbimit të teritoreve dhe të mbrojtësit të saj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi: “Njëkohësisht ai u pozicionua qartë si përkrahës i idesë për korrigjimin e kufijve, një projektë i përbashkëtë i kryetarit të Serbisë dhe kryetarit të Kosovës. Për këtë projekt polarizues ekziston, siç po shihet, një përkrahje ndërkombëtare që s’mund të injorohet. Në muajt e fundit përkrahës dhe kundërshtarë të idesë kanë folur gjerë e gjatë. Disa ekspertë amerikanë e quajnë lojë të rrezikshme në shërbim të Rusisë, të tjerët opsion të mundshëm. Përkrahësit janë kryesisht lobistë të paguar mirë. Në Kosovë një pjesë e madhe e opinionit e hedh poshtë ndarjen për shkak se nuk ka asnjë besim në veprimet politike të kryetarit të Kosovës. Edi Rama mund t’i thurë elozhe atij orë e çast, në iftar e në syfyr, por mendjen nuk ia ndërron dot shumicës së kosovarëve” shkruan Enver Robelli.
Ndërkohë që Berat Buzhala këmbëngul se “Kryeministrië i Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për t’ia rrahur shpatullat Hashim Thacit” Mehmet Kraja nge pyetjet: “askush nuk e ka të qartë, ç’i hyn në punë Edi Ramës veriuë i Kosovës, pse do me çdo kusht t’ia japë Serbisë këtë pjesë të saj? Që t’i hapë rrugën bashkimit kombëtar? E pabesueshme! Pse, aq naiv dheë i kufizuar të jetë Rama, dhe të mosë i ketë dhënë aq mend edhe Thaçit, sa të besojnë që të dy se bashkimië i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet me ndihmën e Serbisë”?- thotë ai.

Një skenar katastrofik?
Për pyetjet e mësipërme Mehmet Kraja e ka edhe përgjigjen: “Edi Rama nuk erdhi në Kosovë për gjepurat e tij rreth bashkimit kombëtar dhe as për ta mbështetur Kosovën përpara BE-së, por erdhi për të promovuar “partneritetin strategjik me Serbinë”, të Kosovës dhe Shqipërisë, një agjendë kjo e marrë me ngut edhe nga miqtë e tij, Thaçi dhe Vuçiq”. Ndërsa Imer Mushkolaj shkon edhe më tej. Aië i sheh si një reagim zinxhir të rakorduar provokimet e Ramës në Pejë, me ato që bënë kryetarët serbë të komunave në Mitrovicën e veriut: “Një ditë pasi Edi Rama performoi në Pejë, “kazani”ë i mashtrimeve dhe normalitetit të rremë shpërtheu në veri të Kosovës. Kryetarët e katër komunave atje dhanë dorëheqje, duke shkëputur çdo lidhje me Prishtinën. Një momentum ky që mund të interpretohet edhe si fillimë i një situate të re atje, që mund të çojë drejt një zgjidhjeje që po zihet në “kazanin” e Ramës, Thaçit e Vuçiqit” ka shkruar ai duke bërë vetë dhe konkluzionin: “Çfarëdo që ndodh tash e tutje me veriun nuk është e rastësishme, por është pjesë e një skenari mirë të përgatitur. Skenari që është zier e përzier në “kazan”. Autorët tashmë dihen”.

Përpos këtyre akuzave kryesore, Rama është fshikulluar fort në shtypin e Prishtinës edhe për flajët arrogante, qëndrimet mospërfillëse dhe ofendimet ndaj gazetarëve.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Rregullojeni ate dreq lapsusi në titull ku në vend të “furtuna” kani shkruajtur fjalën italisht “fortuna” që ka një kuptim krejtësisht tjetër me ate që ka ndodhur.

    1. Nuk eshte lapsus…. eshte gabim. Nuk e dine dhe pike. Aq njohuri kane.

      Ketu tek ne me pare behesh gazetar se sa merr provimet e gjuhes shqipe.

  2. Mos u merzisni. Ky ishte dhurate nga beogradi dhe atjina me ndermjetes kishen orthodokse, prandaj u be kryeminister, nje i terrbuar ky dhe antishqiptare

  3. Ne fakt ju gazetaret i keni fajet per gomarin e gjate, sepse ky idiot super mashtrues qe gjith diten gatuan genjeshtra, shpifje,mashtrime, ngatarresa, qe mendjen e ka ne c do moment vetem per poshtersi ?ju mos ja varni trapin fare atij psikopati dhe keni per ta par se vret veten brenda dites?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *