• |
ide | kryesore

Kandidatët për Lojtarin afrikan të Vitit: ja kush janë favoritët

Sport



CAF zbulon kandidatët për “Lojtarin më të mirë të vitit” në Afrikë
Kush do të jetë pasuesi i Mohamed Salah, në garën për “Lojtarin më të mirë të vitit” në Afrikë për 2018-ën? Sot, Konfederata e Futbollit Afrikan ka zbuluar 30 emrat e futbollistëve në garën për trofeun e lojtarit më të mirë të kontinentit.

Natyrisht, Mohamed Salah është ndër ta, madje është një nga favoritët për të pasuar vetveten. Duhet thënë se sulmuesi i Të kuqve ka udhëhequr Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve, por ndërkombëtari egjiptian ka gjasa të penalizohet për paraqitjen në Kupën e Botës dhe pjesën e dytë nën ton të vitit, që pas dëmtimit në shpatull nga Sergio Ramos në finalen Champions.

Një tjetër lojtar i Liverpool, Sadio Mané. Shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e Të Kuqve në Ligën e Kampionëve, sulmuesi senegalez realizoi një Kupë Bote për t’u vlerësuar me kombëtaren e tij dhe ka ka mbajtur një peshë të konsiderueshme të lojës së Liverpool në fillim të këtij sezoni, ndërkohë që shoku i tij egjiptian nuk ishte në fomën e duhur. Iu bashkua Arsenal në janar 2018, Pierre-Emerick Aubameyang është gjithashtu një nga lojtarët kandidatë dhe do të ketë kartën e tij për të luajtur.

Riyad Mahrez është gjithashtu në këtë listë. I transferuar te Manchester City këtë verë, ndërkombëtari algjerian ka shumë pak shanse të fitojë çmimin për shkak të një pjese të parë të vitit i mosaktivizuar me Leicester dhe mungesës në “Rusi 2018”. Wahbi Khazri, i befasues me Rennes dhe ASSE, është gjithashtu në listë, ashtu si Kalidou Koulibaly, i shkëlqyer me Napoli.

Ndërkohë dhjetë trajnerë janë përzgjodhur nga CAF për titullin e trajnerit më të mirë të një ekipi të meshkujve. Mes tyre janë katër francez: Corentin Martins (Mauritania), Nicolas Dupuis (Madagaskar), Patrice Carteron (Al Ahly) dhe Hervé Renard (Marok). Aliou Cisse dhe Gernot Rohr (Nigeri) janë gjithashtu në garë për këtë trofe.

LISTA E NOMINIMEVE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *