• |
ide | kryesore

Krimi në bllok/ Sa qëndrojnë alibitë e Elvana Gjatës?

Arkiva, Kryesore

Tani që fakte të reja kanë dalë për vrasjen e 4 tetorit në bllok disa gjëra janë sqaruar edhe për rolin e këngëtares 31 vjeçare Elvana Gjata. Pothuajse po ravijëzohet me siguri se ajo nuk është ashtu sikurse u tha në fillim shkaku që bënë të shpërthenin armët në lokalin ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato. Pas zhdukjes gati një mujore dhe shpalljes në kërkim këngëtarja ka është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë Këngëtarja se nuk i njeh asnjë nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë në lokal as para dhe as në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Po ashtu pohime të reja që po rrjedhin ga pyetja e dëshmitarëve kanë nxjerrë teza që pretendojnë se zënka me armë mund të ketë lidhje me biznesin e trafikut të drogës mes grupeve rivale nga të cilat këngëtarja mund të përjashtohet vetëvetiu.
Pra hipoteza e thënë në fillim, me sa duket për të fshehur gjurmët, se fama dhe hijeshia fizike e Elvana gjatës ishin bërë shkak për rrjedhjen e gjakut ka rënë. Me gjasë ajo është mbështetur si alibi për të mbuluar diçka më të madhe.
Por, ndërsa këto fakte të reja e lehtësojnë ciflosjen që iu bë imazhit të Elvanës, ato qe janë zbuluar nga deponimet e saj në polici hedhin hije dyshimi mbi versionin që ajo ka paraqitur.

Lexo me tej:

Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e këngëtares

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Elvana Gjata si viktimë e turmave
Elvana mësohet se ka pohuar se ajo është afruar pranë vendit të ngjarjes vetëm për ti dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj Ervin Mata. Deri këtu edhe mund të jetë një version i besueshëm. Por këngëtarja e ka përdorur këtë kleçkë si alibi për të thënë se ky dorëzim çelësi ishte shenja se ajo usdhëtimin e largimit nga Shqipëia e kishte të planifikuar që më parë. Prandaj dhe i dorëzoi çelsat e shtëpisë tek i fejuari). Pra sipas saj ajo nuk u largua si një dëshmitare e ngjarjes, por thjeshtë për punët e saj që i kishte me kohë në azhendë. Ky detaj është një gjë që verifikohet lehtë mjafton të shikohet se nga kush është prerë dhe në ç’orë është bërë pageas për biletën e saj të nesërmen në 04 30 të mëngjesit me avionin e Austria Airlines.
Pikërisht kjo gjë do të bënte që ajo të shpallej në kërkim me afat një mujor me dyshimin se kishte djeni për ngjarjen deh se ishte larguar në bashkëpunim me të fejuarin e saj.
“Më 5 nëntor, pas përfundimit të afatit 30-ditor, u shua shpallja në kërkim policor, por nga ana tjetër u la porosi në pikat kufitare, që në momentin kur të konstatohej në hyrje të territorit shqiptar, të shoqërohej për të dhënë dëshminë e saj. Më datë 23 nëntor, në orën 00:31, ajo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nga Vjena dhe në momentin e parë kur është përballur me Policinë Kufitare, i është bërë e qartë që duhej të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo ka dhënë aprovimin se do të paraqitej sa më parë dhe kështu ka ndodhur. Pasditen e datës 23 nëntor, Elvana Gjata ka shkuar vetë në Polici, ku ka dhënë shpjegimet e saj për aq sa ka pohuar se di rreth natës kur ndodhi krimi”, thanë burime nga policia.
Por, po sipas tyre, e pyetur nëse ka pasur komunikime me Matën gjatë kësaj kohe që ai është i shpallur në kërkim, ajo ka mohuar të ketë folur me të dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.
Pra në konkluzion të hetimeve që kanë rrjedhur deri tani, Elvana Gjata, është “pastruar” nga balta që u hodh mbi të si një vajzë e bukur që kish future në sherr dy grupe të armatosura, por ajo është pak e besueshme teksa pretendon se i ka prerë të gjitha lidhjet me të fejuarin e saj Ervin Mata dhe mbi të gjitha se ditën e krimit ajo nuk është larguar për këtë shkak, por se kishte një udhëtim të planifikuar më parë.

©Lapsi.al

1 Comment

  1. Vrasja ne bllok ka ndodhur qysh ne Tetor. Nuk interesohet te pyese se cfare ben i fejuari?! Apo e donte vetem per te bere qejf dhe t’i merrte para? Paska patur lidhje ‘shume serioze’, tamam sic bejne prostitutat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu