• |
ide | kryesore

Lufta në Jemen, SHBA ndërpret mbështetjen ndaj Arabinë Saudite

Planet



Senati i Shteteve të Bashkuara çoi përpara një mocion për të ndërprerë mbështetjen amerikane për një koalicionqë lufton në Jemen, të udhëhequr nga Arabia Saudite. Në një goditje ndaj presidentit Donald Trump, senatorët votuan me 63 vota pro dhe 37 kundër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, u kanë bërë thirrje senatorëve që të mos e mbështesin mocionin, duke thënë se do ta përkeqësojë situatën në Jemen. Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, banor i SHBA-së.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët është përfshirë në luftën në Jemen qysh në vitin 2015, në mbështetje të forcave qeveritare që luftojnë rebelët shiitë Huthi. Koalicioni është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut për sulme të paligjshme mbi caqet civile dhe për bllokimin e ndihmave. Riadi këmbëngul se bën gjithçka të mundur për të shmangur viktimat civile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *