• |
ide | kryesore

Mema nuk heq dorë, por e ka me Dokën: “Nuk e di se si mundet të vazhdojë”

Sport



Tirana ka pësuar një tjetër humbje dhe është praktikisht një deja vu e ndeshjeve të fundit, për mënyrën se si i ka pësuar golat. Tekniku Ardian Mema nuk po arrin ta kurojë këtë sindromë të bardhebluve, por këtë herë në golin e pësuar nga rivënia anësore, e ka humbur krejt durimin, duke vënë nën akuzë Albi Dokën.

“E njëjta tablo siç ka ndodhur në ndeshjet e kaluara – the tekniku pas ndeshjes -. Të them të drejtën nuk luajtëm më mirë se Partizani, por problemi ishte tek rivënia. Të pësosh golin nga një rivënie anësore është realisht problem. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodhë. Konkretisht është Doka, nuk e di se si mundet të vazhdoj në këto kushte”.

Mbrojtësi i djathtë, që mendohej një prej talenteve të së ardhmes për Tiranën, ka qenë nën akuzë edhe nga ish-tekniku Ze Maria për rendiment të pamjaftueshëm.

Vetëm dy pikë në gjashtë ndeshje për Memën në pankinë: shifra aspak optimiste, gjë që reflektohet edhe në deklaratën evazive të teknikut për të ardhmen: “Në çdo moment një trajner futbolli mendon punon dhe shpreson. Janari është disi i shkurtër dhe këta lojtarë do jenë pak a shumë. Nëse unë do jem trajner i Tiranës, do të shohim se çfarë mund të bëjmë për përzgjedhjen dhe menaxhimin e Tiranës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *