• |
ide | kryesore

Milan/ Ndershmëria i heq një gol Cutrones, që korigjon Uefa-n

Sport, Video



Përfundimi i ndeshjes mes Milan e Dudelange bëhet intriguese, por për një motiv të vecantë. Pas frikës së madhe, kuqezinjtë kanë përmbysur rezultatin 5-2, ku protagonist i sfidës ishte Patrick Cutrone, autor i dy golave, madje vetëm një goli, por nëse numri është reduktuar kjo vetëm falë ndershmërisë së lojtarit.

Goli i barazimit 2-2 të kuqezinjve fillimisht është konsideruar autogil, më pas i është atribuuar Cutrone, e në fund Stelvio Cruz, mbrojtësit të Dudelange. Uefa korigjoi veten, duke komunikuar si gol të numrit 63 milanist. Imazhet nuk të ndihmojnë në këtë rast, por ka menduar vetë sulmuesi të vendosë drejtësi: “Duhet të jem i ndershëm, nuk e preka topin – ka thënë Cutrone duke qeshur – Goli i dytë nuk është i imi. Kur është e drejtë është e drejtë, nuk e preka”.

Pas deklaratave të sulmuesit të ri të Milan, ka ardhur edhe korigjimi i fundit i Uefa, që ka shënuar tashmë autogolin e Cruz. Një gabim i vogël, por që pak i intereson sulmuesit të Gattuso, që me golin e 1-0 është ngjitur në kuotën 8 në Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *