• |
ide | kryesore

Nick Jonas zbulon propozimin e martesës për Priyanka-n

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për “Vogue”, çifti ka zbuluar më shumë detaje lidhur me fejesën e tyre në Indi, por jo vetëm.

Këngëtari ka treguar gjatë intervistës momentin kur i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Priyanka-s. Këngëtari kujton se herën e parë u ul në gjunjë gjatë festës së “Vanity Fair” të Oscar, vitin e kaluar.“E vendosa poshtë gotën, u ula në njërin gju, kjo ndodhi para shumë njerëzve, dhe i thashë: “Ti je e vërtetë. Ku ke qenë gjithë jetën time?”. Por me zë të lartë”-thotë Nick.Pas tre takimeve këngëtari e kishte vënë në dijeni nënën e Priyanka-s se do t’i propozonte së bijës.

Këngëtari e bëri këtë gjë në ditëlindjen e aktores në Kretë dhe priti deri në mesnatë, që Priyanka të mos e kishte përvjetorin dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë.“U ula në njërin gju sërish dhe i thashë: “A do të më bësh mashkullin më të lumtur në botë dhe të martohesh me mua?”. Ajo tha “jo”. Bëj shaka, ajo qëndroi e heshtur për 45 sekonda”- tregon ai.

Priyanka Chopra kishte mbetur pa fjalë, ndërsa Nick kishte vazhduar më tej: “Do ta vendos këtë unazë në gishtin tënd tani, vetëm nëse ke ndonjë kundërshtim”. Dyshja do të martohet në fillim të dhjetorit, ndërkohë që kanë nisur festat dhe përgatitjet e ditës së madhe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *