• |
ide | kryesore

Nuk i rrezistoni dot seksit anal? Kini parasysh këto risqe

Stil



Seksi anal mund të jetë kënaqësi më vete dhe një ndryshim i këndshëm për personat e përfshirë, por si çdo formë tjetër intimiteti, ka rreziqe të përfshira. Mbani mend që gjenitalet mbushen me gjak nga para mbrapa, ndaj është e rëndësishme të filloni me shumë stimulim dhe paralojë.

Lubrikimi është shumë i rëndësishëm

Ndryshe nga vagina, anusi nuk lubrikohet vetë, ndaj është e rëndësishme të përdorni një lubrikant të mirë. Tregohuni të butë dhe të ngadaltë për të shmangur dëmet në sfinkterin anal, që mund të dobësohet nga seksi i vazhdueshëm anal, mbi të gjitha kur nuk është përdorur lubrikimi i përshtatshëm. Në raste të rralla, zorra mund të lëndohet, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe lubrikohuni!

Përdorni mbrojtje
Përdorimi i një prezervativi është gjëja më e zgjuar që mund të bëni, sepse të çarat e vogla që mund të krijohen nga penetrimi anal mund t’ju vendosin të dyve në rrezik.

Përdorni lodra
Muskujt e ngushtë mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet, veçanërisht nëse jeni i ri në këtë punën e seksit anal. Stimulimi i dyanshëm mund të jetë efektiv për të relaksuar muskujt, ndaj mos kini frikë të përdorni gishtat apo lodra seksi.

Pastrohuni
Kjo është një mënyrë e mirë për të qenë të sigurt dhe për të shmangur rreziqe shëndetësore. Anusi është plot me baktere, ndaj është e rëndësishme të pastroheni
mirë pas çdo aktiviteti anal.

Artikull i Anabel/Burimi: Women’s Health



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *