• |
ide | kryesore

Tallja ironike e Romës për Juventus, po bën xhiron e web

Sport



Juventus-Roma ka filluar që tani. Duhen akoma edhe tre javë deri në super sfidën në Stadium, por talljet mes dy shoqërive kanë nisur, sic është moda tani (kanë përfunduar kohët kur presidentët, drejtuesit, futbollistët ekspozoheshin përpara mikrofonëve e telekamerave), në rrjetet sociale.

Goditjen e parë në profilin Twitter në anglisht e ka bërë Roma, që ka marrë një tweet të vjetër të Juventus, të para disa javëve, ku publikohej hapja e një dyqani dedikuar bardhezinjve në kryeqytet dhe me ironi të madhe ka komentuar: “Më në fund ja dicka për të cilën nuk keni nevojë të shihni në Romë”. Një postim që i ka pëlqyer shumë tifozëv verdhekuq (e jo vetëm) e që është bërë menjëherë viral. Tani nuk mbetet tjetër vecse të presim përgjigjen e bardhezinjve…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *