• |
ide | kryesore

Video/ Golashënuesit e Champions: Brazili “mbret” në Europë

Sport, Video



Kush e fiton Champions League? Për momentin… Brazili. Ka ende kohë deri në finale e Madrid, por në këto pesë javët e para lojtarët verdhejeshil kanë shënuar më shumë se të gjithë: 29 gola. Një kryesim që është përforcuar pas javës së pestë të kompeticionit.

Tani Franca është larg 4 distanca, falë 5-3 të realizuar mes të martës e të mërkruës: 5 gola brazilianë Neymar, Ismaily, Eder Militao e dygolëshi i Taison. Franca është ndalur në 3 gola: Griezmann, Laporte e Ribery. Goli i Neymar e ka bërë numrin 10 të Paris Saint Germain, brazilianin që ka shënuar më shumë në historinë e Champions, 31 gola. Në ndeshjen e fituar nga Shakhtar Donetsk ndaj Hoffenheim, Taison ka shtuar për brazilianët dy gola dhe një assist.

Për sezonin aktual, Lionel Messi me golin ndaj Psv Eindhoven ka arritur kuotën 6, duke u bashkuar me Lewandowski në krye të klasifikimit të golashënuesve në Champions, duke udhëhequr argjentinasit në këtë renditje të vecantë. Sulmuesit bardhekaltër janë të tretët, në barazi të plotë me spanjollët.

KLASIFIKIMI I KOMBEVE NE CHAMPIONS
1. BRAZIL 29 gola (Neymar 4, Gabriel Jesus 3, Ismaily 2, Junior Moraes 2, Otavio 2, Firmino 2, Taison 2, Wesley 2, Casemiro 1, Eder Militao 1, Joelinton 1, Jonas 1, Lucas Moura 1, Malcom 1, Marcelo 1, Maycon 1, Coutinho 1, Rafinha 1)

2. FRANCA 25 gola (Griezmann 4, Benzema 3, Fekir 2, Laporte 2, Mbappè 2, Ndombelè 2, Pogba 2, Dubois 1, Grandsir 1, Hoarau 1, Martial 1, Moussa Dembelè 1, Ousmane Dembelè 1, Ribery 1, Sylla 1)

3. ARGJENTINA 20 gola (Messi 6, Dybala 4, Icardi 3, Aguero 2, Di Maria 2, Tagliafico 2, Lamela 1)
SPANJA 20 gola (David Silva 3, Bernat 2, Koke 2, Santi Mina 2, Jordi Alba 1, Paco Alcacer 1, Diego Costa 1., Grimaldo 1, Isco 1, Javi Martinez 1, Lucas Vazquez 1, Mata 1, Piquè 1, Saul 1, Soler 1)

5. BELGJIKA 12 gola (Mertens 3, Klnaridis 2, Vanaken 2, Batshuayi 1, Fellaini 1, Meunier 1, Nainggolan 1, Witsel 1)

6. HOLLANDA 11 gola (Luuk de Jong 3, Robben 2, Danjuma 1, Depay 1, Kluivert 1, Rosario 1, Van de Beek 1, Vormer 1)

7. KROACIA 9 gola (Kramaric 4, Vlasic 3, Mandzukic 1, Rakitic 1)
ANGLIA 9 gola (Kane 4, Milner 2, Sancho 1, Sterling 1, Sturridge 1)

9. BOSNJA 7 gola (Dzeko 5, Pjanic 2)
PORTUGALIA 7 gola (Bernardo Silva 2, Raphael Guerreiro 2, Cristiano Ronaldo 1, Gedson Fernandes 1, Renato Sanches 1)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *