• |
ide | kryesore

‘Der Spiegel’ nxjerr skenën si Ronaldo përdhunoi modelen në Las Vegas

Kryesore, Sport



Akuza të reja për Cristiano Ronaldo në lidhje me përdhunimin e pretenduar në 2009 ndaj ish-modeles amerikane Kathryn Mayorga të publikuara nga ‘Der Spiegel’. Revista gjermane citon dokuemnta të tjera: bëhet fjalë për dy pyetësorë: i pari në gusht dhe i dyti në dhejtor, që flasin për natën e supozuar tw pwrdhunimit  dhe ku CR7 ka dhënë përgjigje që nuk korrespendojnë mes tyre.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se akuzuesja për përdhunim ka thënë disa herë jo përpara se ata të kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel të Las Vegasit, sipas dokumenteve të zbuluar së fundmi. Dokumentet, që janë në pronësi të Der Spiegel, përmbajnë një pyetësor ku ylli i Juventus-it, ka pranuar se amerikania Kathryn Mayorga, i ka thënë jo disa herë para se tw të dy tw bënin seks në Hotels Palms Place gjatë qershorit të vitit 2009.

Futbollisti portugez ka pranuar se ishte e vështirë, ajo nuk dorwzohej, por se ai i ka kërkuar falje pasi kishte mbaruar punë. Në dokumentet e krijuara në shtatorin e vitit 2009, Ronaldo identikohet
si X dhe Ms Mayorga si Ms C.

Avokati ka pyetur futbollistin: “Çfarë është thënë nga ty dhe çfarë është thënë nga Ms. C? Ronaldo thuhet të jetë përgjigjur: “Ajo tha se nuk ishte e gatshme të bënte seks, pasi sapo ishin takuar. Por prapëseprapë më kapi k****.”

Futbollisti më pas është pyetur të përshkruajë se çfarë ka ndodhur, duke filluar me kontaktin e parë fizik. “Ia bëra nga anash. Ajo u bë vetë gati. Po qëndronte shtrirë në anësore, në krevat dhe unë
hyra nga mbrapa. Ishte e vështirë. Nuk ndryshuam pozicion. Zgjati pesë/shtatë minuta.

‘Der Spiegel’ ka cituar një dokument me 41 faqe me titullin “pyetje për klientin” dërguar nga studio legale Lavely & Singer për avokatin e portugezit Cristiano Ronaldo: Carlos Osorio de Castro. Ajo qw bie nw sy në periudhën mes e katër muajve përgjigjet e disa pyetjeve janë të ndryshme: Pyetjes nëse “Zonja C ka ngritur zërin ose ka bërtitur?”, CR7 në gusht i është përgjigjur: “Tha jo dhe u ndal disa herë”, ndërsa në dhjetor është përgjigjur thjesht “Jo”.

Der Spiegel’ ka vwnw re edhe njw kundwrthwnie tjetwr nw deponimin e CR7:

Pyetja: “Zonja C a ka thënë ndonjë gjë pasi patët raport seksual?”.

Versioni i parë: “Më pas ajo tha: ‘Qelbësirë, më detyrove, idiot, nuk jam si të tjerat’. I thashë, ‘Më vjen keq ‘.

Versioni i dhjetorit: “Jo”.

Përgatiti Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *