• |
ide | kryesore

Europiani 2020: lindin grupet kualifikuese, Shqipëria në vazon problematike

F1, Sport



E diela e 2 dhjetorit shënon edhe lindjen e grupeve të kualifikueseve për Euro 2020. Shorti që do të hidhet në Convention Centre në Dublin, në Irlandë do të formojë 10 grupe kualifikuese: pesë do të jenë me gjashtë skuadra, të tjerat me nga pesë.

Dy të parat e klasifikuara nga 10 grupet do të kualifikohen automatikisht në Europian, katër vendet e tjera do të përcaktohen nga Liga e Kombeve. Shqipëria do të jetë në vazon e katërt, që është problematike, duke qenë se shorti do të përzgjedhë tre skuadra më të kuotuara për tu kualifikuar, duke e bërë më të reduktuar shansin për tia dalë.

VAZOT E SHORTIT

Vazo UEFA Nations League (4): Zvicra*, Portugalia*, Hollanda*, Anglia*.
Vazo e parë (6): Belgjika, Franca, Spanja, Italia, Kroacia, Polonia.
Vazo e dytë (10): Gjermania, Islanda, Bosnia-Herzegovina*, Ukraina*, Danimarka*, Suedia*, Rusia, Austria, Uellsi, Republika Ceke.
Vazo e tretë (10): Sllovakia, Turqia, Republika Irlandës, Irlanda e Veriut, Skocia*, Norvegjia*, Serbia*, Finlanda*, Bullgaria, Izraeli.
Vazo e katërt (10): Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia*.
Vazo e pestë (10): Maqedonia*, Kosova*, Bjellorusia*, Luksemburgu, Armenia, Azerbaijan, Kazakistan, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe.
Vazo e gjashtë (5): Letonia, Liehtenshtein, Andorra, Malta, San Marino.

*Skuadrat me shenjë janë të sigurta që do të shkojnë të paktën deri në play-off pas fitores në grupet respective të UEFA Nations League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *