• |
ide | kryesore

Shifrat e frikshme të Juventus: nuk ka rivalë për bardhezinjtë, tani +11 dhe një rekord në Serie A

Sport, Video



Një tjetër provë force e Juventus, gjithnjë e më tepër dominuese e kampionatit: edhe Fiorentina përulet përpara Zonjës së Vjetër, që e sheh veten, në 14 javë, 11 pikë përpara vendit të dytë të Napolit, që ka një ndeshje për të luajtur të hënën. Në Artemio Franchi përfundon 0-3, 40 pikë në krye të klasifikimit, asnjë humbje dhe një rekord i ri i vendosur. Asnjë skuadër në historinë e Serie A, në kaq ndeshje të luajtura, nuk kishte arritër këtë shifër pikësh.

E duruar, me vetëbesim, e maturuar, solide. Eshtë një Juventus që të fut frikën e që në Itali nuk ka rivalë të asnjë lloji. Edhe në Franchi tregoi fuqinë e një orkestre të mrekullueshme ku mund të ndryshojnë skemat e interpretuesit, por jo rezultati. Rodrigo Bentancur, Giorgio Chiellini e Cristiano Ronaldo morën duartrokitjet e një fitore që i futi bardhezinjtë në histori…

STATISTIKAT
• Juventus – e vetmja skuadër në pesë kampionatet më të rëndësishëm europian që është ende e pamundur në transfertë në 2018 – konfirmohet formacioni me mesataren më të lartë të pikëve jashtë shtëpisë në vitin kalendarik në zhvillim (2.7).
• Juventus ka marrë 40 pikë në 14 javët e para të Serie A 2018/19: rekord në historinë e kompeticionit në po kaq ndeshje të luajtura.
• Juventus ka shënuar të paktën dy gola në të shtatë transfertat sezonale në Serie A.
• Përpara Cristiano Ronaldo, i fundit debutues tek Juventus që kishte shënuar 10 gola në Serie A, pas 14 ndeshjeve të para, ishte John Charles në 1957/58.
• Juventus ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A kundër Fiorentina (1 barazim).
• Për herë të parë në këtë kampionat, Juventus nuk ka bërë goditje në portën kundërshtare në 10 minutat e para të lojës.
• Goli i fundit i Giorgio Chiellini në Serie A është shënuar në tetor 2016, edhe atëherë me asist të Juan Cuadrado.
• Leonardo Bonucci ka luajtur ndeshjen e 300ª si titullar në Serie A.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ek/EkW1.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *