• |
ide | kryesore

Bebe Rexha përlotet,’Për mua, ky çmim është Grammy’

Paparazzi, Slider



Dua dhe Bebe u shfaqën bashkë në ndarjen e çmimeve të “Variety Hitmakers Brunch 2018”, në West Hollywood.

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Kompozitorja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.

Por një nga momentet që u përfol më shumë në media, ishte ai kur Bebe Rexha emocionohet në konferencën për mediat dhe nuk mban dot lotët.

“Ndonjëherë kërkojmë gjithmonë dhe më shumë, por kjo për mua është një ‘Grammy’. Jeta është shumë interesante dhe rruga jonë është kaq e ndryshme, dikur e krahasoja jetën time me atë të të tjerëve. Por një ndër gjërat për të cilat jam më mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, që do ta kem edhe kur të ndaloj së performuari”- u shpreh këngëtarja shqiptare gjatë fjalimit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *