• |
ide | kryesore

« Jelekët e verdhë »/Pse po i vënë flakën Parisit?

Arkiva, Kryesore



Tubimi i së shtunës së tretë të protestës së “jelekëve të verdhë” (gilets jaunes) ka qenë më i egri dhe më shkatrrimtari i një revolte që zgjat që prej 17 nëntorit. Me 133 të plagosur dhe gati 378 persona të ndaluar nga policia ajo po krahasohet gjithnjë e më shumë me lëvizjet e famshme më Francë si revolucioni i 1830, komuna e parisit apo maji i 1968. Të gjitha ato kanë një symbol të vetëm: barrikadat e ngritura kundër pushtetit. Për të kuptuar pak më thellë valën shkatrrimtare që goditi edhe këtë të shtunë kryeqytetin francez, Lapsi. al i ka hedhur një sy gazetave më prestigjoze të globit. Të gjitha kanë në faqe të parë shkatërrimet në Champs Elyse, dyqanet e djegura në Avenue Kleber, plaçkitjet e butikëve luksozë dhe zbythjen e policisë. “Parisi digjet ndërkohë që jelekët e verdhë manifestojnë në rrugë” shkruan Sunday Telegraph, “Guerileje anti Makron” vë titullin “La Republica”, “Jelekët e verdhë mbjellin kaos në Paris”, nënvizon El Mundo. (shiko poshtë faqet e para)

Po ç’është kjo lëvizje që po trondit Francën?

Ajo filloi spontanisht pas vendimit të qeverisë së presidentit Makron për të ngritur çmimin e karburanteve. Kjo rritje u arsyetua me idenë e mbrojtjes së planetit, përdorimit më pak të makinave për të shmangur atë që më katastrofistët e quajnë si fundi i planetit për shkak të ngrohjes globale. « Në nuk kemi hallin e fundit të botës, por atë të mbylljes së fundit të muajit » u përgjigjën protestuesit. Kryesisht ata, kërkesat e të cilëve mbështeten në 2 francezë në 3, vijnë nga shtresat e ulta, nga puntorë që paguhen me rrogat dysheme, nga ata që marrin pensione të ulta, nga ata që janë të vendosur në zonat rurale dhe që u duket se janë anashkaluar nga vendimarja e banorëve të metropoleve.

Kryesisht, mëria e tyre më e madhe është ndaj presidentit Makron që u zgjodh gjithë shpresë në majin e një viti e gjysëm më parë, por që sot gjithnjë e më shumë po njihet me epitetin si “presidenti i të pasurve” për shkak të lehtësivë fiskale që po krijon për tështresën më të kamur të vendit.

Pikërisht kjo ka bërë që në lëvizjen që ka marrë emrin e jelekëve që protestuesit mbajnë veshur, të ketë edhe të margjinalizuar, edhe të papunë, edhe fshatarë edhe puntorë edhe ekstremistë të majtë edhe homologë të tyre të djathtë edhe nga ata që nuk kanë votuar kurë. Nëse mes kësaj turme do të kërkohej të gjehej një gjë që kishin të përbashkët do të qe shumë e vështirë, ndse do të kërkohej një gjë ndaj të cilës ishin kundër, do të qe shume e lehtë: presidenti i Francës. “Ata kanë zgjedhur ngjyrën e verdhë, pikërisht, sepse nuk janë as të kuq, as blu, as të gjelbërt, pra të asnjë force politike ekzistente” shkruante në editorialin e tij që Lapsi.al e ka lexuar, Laurent Joffrin drejtoi i së përditshmes së qendrës së majtë Liberation.

Çfarë kërkojnë jelekët e verdhë

Ata që bllokojnë pothuajse gjithë rrugët e Francës dhe që i vunë për të shtunën e dytë radhasi flakën Parisit, u ngritën të protestojnë për rritjen e çmimit të karburantit, por tani kërkesat janë shtuar. Të gjithë vëzhguesit bien dakord se kërkesat e kësaj turme nuk janë të identifikueshme, se ato ndryshojnë dhe shtohen dita ditës, se fakti që ata nuk pranojnë të kenë lider (edhe një delegacion që u caktua për të bashkëbiseduar me kryeministrin Philip, u shfuqizua nga shumica) nuk e kanallizon dot mllefin e tyre. Por kërkesat më shumë të artikuluara janë ndryshimi i politikave fiskale, më shumë taksa për të pasurit, pagë minimale më të larat që mundësojnë një jetë më dinjitoze, më shumë vëmendje dhe më pak injorim nga politikanët vendimarës.

Ç’pritet të ndodhë?

Ndërsa do të vazhdojnë tubimet dhe bllokimin e rrugëve kryesore gjatë gjithë ditëve, protestuesit kanë shpallur një tjetër manifestim në Paris të shtunën e ardhshme. Një zaptim i ri i Harkut të Triumfit, një dyndje e re në bulevardin më të bukur në botë do të ishte një shuplakë e turpshme për qeverinë francize. Duke u nisur nga ajo që ndodhi, ajo po parasheh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërkohë që nga ana propogandistike qeveria po përpiqet të luajë me diskreditimin e manifestimit në dhunë, cënim të pronës dhe grabitje. Ndërkohë partitë opozitare “Bashkimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë dhe “Franca e papërkulur e të majtit po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Popullariteti i presidentit Emannuel Macron është në kuotat e tij më të ulëta që prej majit 2017.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Është plotësisht e vërtetë që gjithë mediat europiane kanë në qendr të vëmëndjes protestat e fuqishme që po zhvillohen në Francë kundër politikës së presidentit Macron, që akoma nuk i ka mbushurdy vjet të qeverisjes së tij.
    Ajo që më habit, është se në Shqipëri po qeveris një kryeministër që jo vetëm ka rritur taksat e çmimet e naftës por edhe çmimet e energjisë elektrike e të ujit të pijshëm, por edhe që tallet edhe me qytetarët që e kritikojnë , veç mediave që i ofendon duke i quajtur “kazan plehrash” apo opozitën që e trajton sikur ajo nuk ekziston e më e keqja akoma ka shpallur publikisht se me forcën e kartonave të Kuvendit, ka ndërmend që ti dërgojë gjithë kritikët e tij në prokurorinë që komandon, për ti vënë nën akuzën e shpifjes.
    Kaq thellë ka hyrë tek shqiptarët ndjenja e skllavërisë që mbolli diktatura enveriste, që edhe gati pas 30 vitesh të përmbysjes së atij sistemi, kanë frikë të dalin e protestojnë për të drejtat e tyre, pa u nxitur nga partitë opozitare ?

  2. Duhen dalluar protestuesit ne nje vend demokratik prej radikaleve populiste. Vete ata (protestuesit) po e bejne , ata nuk identifikohen me radikalet. Populizmi eshte mbyllja sy para realitetit dhe shperthimi ne ideologji te frikshme. Po kur tentohet te mbillet “radikalizmi” te ne e ne Kosove, pa sindikata, pa parti te majta ideologjikisht, + pseudo nacionalizem???= nje amalgame e rrezishme qe nuk kalidhje me demokracine por me “qoftelargun”, qe mund te na preke shume shpejt prej ketij Kryeministri te papergjegjshem, e qe nuk do ta donim kurre ne pak shqiptare qe kemi mbijetuar ketu por nuk e dime per sa kohe. Mjaft me konkubina te pseudo te majtes “integruese”, duhet nje e majte demokratike e cilesore.

  3. Macron ka studiuar per aktrim por pastaj perfundoi si “cirak” te Banka e Rothchild per te mesuar te behej bankier. Cfare te presesh nga nje cirak i Rothchildeve? Puna eshte se ai u zgjodh me votat e qyteteve te medha ne France qe dominohen nga emigrante Afrikane e Arabe e nga gjithkund tjeter. Edhe ai si Rama e Veliaj e Luli, eshte perfaqesues i ngjyres mavi (Deep Purple) qe perfaqeson Soros e planet e tij qe jane ato te globalisteve. Francezet e vertete jane keta qe protestojne qe po ju marrin atdheun e po kthehen ne te huaj ne vendin e vet. Farsa e rrezikut te “nxehjes” se Planetit nga aktiviteti njerezor eshte nje mashtrim per te vjedhur para qe kasta globaliste i perdor per qellimet e veta. Kurse populli Shqiptar nuk ka akoma nje force politike qe mund ti besoje. LSI dihet cfare eshte nje grabites hajdut te pameshirshem, sikurse edhe PS e PD. Te mos harrojme Rama erdhi ne fuqi si pasoje e qeverisjes skandaloze te Berishes, cfare te beje populli te sjellin prap ne fuqi PD? Keta jane te gjithe horra e maskarenj, hajdute e mbeturina te komunizmit, nuk und te presesh prej askujt gje te hajrit. Perderisa nuk ka nje force genuine qe ka interesat e popullit ne zemer me mire eshte te bojkotohen votimet. Sa per protesta si ne France nuk kemi as pervoje dhe as njerez qe mund ti organizojne. Plus njerezit u mesuan qe ne kohen e Berishes se Pare te dalin ne proteste per 2 mije lek, pastaj Rama e beri 100 Euro. Dmth eshte korruptuar edhe populli, nuk kemi vetem politiken e median e te tjera te korruptuar por edhe vete populli fukara ka humbur cdo lloj ndjenje ndershmerie. Prandaj nuk ngrihet njeri.

    1. Për 29 vjet rrjesht vazhduan propogandat komuniste se të gjitha fajet i ka Saliu. Tani kur atyre ju shpërtheu skandali i Ramës në dorë, fajin po ja vene edhe Lulit

  4. o arber qe ke emrin sepse mund te jesh “rilindas” nga fjalet qe thua .sipas teje qe ben krahasimin me njeriun me antinjeri me nje super kafshe si rama nje klysh bushtre ,njerzit nuk duhet te ngrihen por ta ulin kurrizin.nuk mund te kete jo ne shqiperi por ne bote nje te dyte si edvin kristaq rama per nga ligesia ,makuteria,perversiteti etj.po si te gjithe klyshat e rilindjes do te lehni gjithe kohen kunder Berishes ,si babai juaj kunder Zogut e Ballit per 50 vjet.

  5. Franca duhet te jet shembull per ne o popull shpellar Shqipetar.Kryeminister gomar i pa edukat rrugaq drogmen super hajdut i degjeneruar dhe anti kombetar akoma qeveris kurvi ehhh more qare populli shpellar paskemi qen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *