• |
ide | kryesore

‘Ku je futur Joshua?’ Tyson Fury tallet me Anthony Joshua dhe e quan një pulë

Sport



Gypsy King Tyson Fury boksoi në mënyrë brilante kundër Bronze Bomber Deontay Wilder për të përfunduar në fund me një barazim, por ky vendim nuk e ka penguar britanikun të sfidojë Anthony Joshua.
Kampioni i trefishtë i peshave të rënda kishte deklaruar se do të flinte në kohën kur të ndesheshin Tyson Fury e Deontay Wilder, por duhet të ketë parë ëndërra të këqija, për nivelin që treguan boksierët.

Kampioni i WBA, WBO dhe IBF kishte bërë të ditur se për cështje pune nuk e kishte të mundur të ishte në Los Angelos për të parë luftimin. Por ishte humbësi i vetëm i mbrëmjes, pasi nuk ndoqi dot shfaqjen sensacionale me gjuhë jashtë nga Fury.

“Ku je futur Joshua – ti pulë?” Fury briti në mikrofon, pas spektaklit që ai dhe Wilder treguan në ring. “Ne jemi dy peshat e rënda më të mëdhenj të botës. Unë jam No1 dhe ai No2. Ne kemi b… të vihemi përballë.”

Kampioni i WBC Wilder kishte gati një amator në teknikë, por fuqia natyrore që zotëron e rrëzoi dy herë Fury dhe gati e nxorri KO.
Dhe Fury që bëri 36 minuta, pas 3 vjetësh pa një ndeshje komeptitive, ishte një sensacion. Tregoi të gjithë nivelin e lartë teknik dhe ishte një pikë larg triumfit.

Përsëritja e ndeshjes është e sigurtë tani, por kjo do të thotë se Anthony Joshua nuk do të ketë një shans të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës deri në 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *