• |
ide | kryesore

Kupa Libertadores: Conmebol jep vendimin final për River-Boca

Sport



Superklasikja River Plate-Boca Juniors, finalja e kthimit të Kupës Libertatores, “do të luhet në Madrid: vendimi është i pakthyeshëm”. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez, pas dy komunikatave me të cilat dy klubet e Buenos Aires kanë lajmëruar se nuk duan ta luajnë finalen e shumëpritur në Santiago Bernabeu të Madrid. CONMEBOL ka bërë të ditur mënyrën e blerjes së biletave, që nuk janë të transferueshme.

Numri 1 i futbollit latino-amerikan ka bërë të ditur se Daniel Angelici (presidenti i Boca) e Rodolfo D’Onofrio (presidenti i River) i kanë dhënë fjalën (“e për mua fjala ka rëndësi “) se sfida do të luhet në Bernabeu. “Nëse ka dicka për të cilën jam i sigurtë, është se ndeshja do të luhet në Madrid, kjo është e pakthyeshme”, ka thënë Dominguez.

Ndërkohë, Conmebol ka zbuluar, përmes një komunikate zyrtare, mënyrën e shpërndarjes së biletave për dy tifozeritë: 5.000 për secilën për rezidentët në Argjentinë e cdo skuadër duhet të bëjë të ditur emrin dhe numrin e dikumentit. Përvec kësaj, biletat e shitura në Argjentinë duhet të tërhiqen fizikisht në Madrid me prezantimin e personit. Për motive sigurie, biletat mund të tërhiqen vetëm nga personat që do ti përdorin, pa asnjë delegim. Biletat nuk janë të transferueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *