• |
ide | kryesore

“Pretendentë për vendin e dytë”: Panucci lëshon sfidën pas shortit

F1, Sport



“Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën”. Këto janë fjalët e para të teknikut të kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pas hedhjes së shortit në Dublin, për eleminatoret e Euro 2020. Italiani i pankinës kuqezi shpresonte shumë në një short të përballueshëm për të arriotur objektivin kualifikim, atë objektiv të cilin dështoi ta prekte përmes Ligës së Kombeve.

Nuk mund të mos ishte Franca favorite e madhe për të fituar Grupin H, me gjashtë skuadra, në të cilën është shortuar Shqipëria: “Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta”.

Megjithatë, ashtu si ka deklaruar edhe në dhënien e ribesimit, pas suksesit me Uellsin në miqësoren e fundit të kombëtares, për Panucci thelbësore është rikuperimi i lojtarëve të rëdësishëm, sepse me ta tekniku e ka konsideruar gjithnjë Shqipërinë të aftë të synojë kualifikimin: “Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk iu intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati. Shqipërinë e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë”.

Fjalë të rëndësishme, optimizëm që ndjehet, sidomos po të kesh parasysh se ka shmangur Gjermaninë në vazon e dytë, që në një grup me 5 skuadra do të ishte fatale. Panucci nuk ka hequr dorë, kuqezinjtë po ashtu: “Duhet ta shkruajmë ne historinë, duhet të bëjmë një luftë për fituar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *