• |
ide | kryesore

Rusi/ Balaj dhe Berisha futen në histori me ndeshjen më të ftohtë: -14,9 gradë

Sport



Në Rusia janë mësuar me temperatura të ftohta por këtë herë ka shkuar përtej: Enisej e Akhmat Grozny, e përfunduar 1-1, është luajtur në -14,9 gradë në fushë e do të kujtohet si ndeshja më e ftohtë e historisë.

Gati 2000 spektatorë në Krasnoyarsk, e në fund të ndeshjes tekniku i skuadrës vendase Rakhimhov është ankuar: “Lojtarët kanë rrezikuar pneumoninë, por askujt nuk i intereson. Në këto kushte nuk duhej luajtur”.

Pjesë e historisë janë tashmë edhe futbollistët shqiptarë të Akhmat Grozny, Bekim Balaj i përfaqësueses së Shqipërisë dhe Bernard Berisha i Kosovës. Berisha është futur në fushë në minutën e 70 në vend të Mitrishev, ndërsa shkodrani në të 82, duke marrë vendin e Mbengue. Mungoi në këtë ndeshje historike Odise Roshi, që vazhdon të jetë i dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *