• |
ide | kryesore

Skuadra ideale e ish-shokëve të Ibrahimovic, ka edhe emrin e “armikut”

Sport



Qendërsulmuesi është ai vetë e këtu nuk kishte asnjë dyshim. Për pjesën tjetër mes Milan e Juve, spikat një emër befasues. Gjithnjë në pritje për të kuptuar nëse janari do të jetë muaji i rikthimit të tij në Serie A, Zlatan Ibrahimovic është zbavitur duke formuar 11-shen ideale të ish-shokëve të tij të skuadrave. Nga Buffon deri tek vetja, por pa harruar “armikun” Leo Messi. Janë të gjithë më të mirët, e për të qenë të drejtë Pleshti nuk mund të mungonte. Por nga një si Ibra përjashtimi i argjentinasit nuk do të përbënte lajm. Lajmi mund të jetë, nëse mund ta quajmë kështu një të dhënë merkato, përfshirja tek rezervat e atij që mund të jetë trajneri i ardhshëm i suedezit, Rino Gattuso. Me konkurencën e ashpër të mesfushoës, ku Zlatan ka përfshirë Xavi, Vieira e Nedved, nuk mund të fitonte një vend si titullar, por edhe pankina e një formacioni kaq kompetitivë është shenja e një vlerësimi.

Por meqë jemi tek formacioni ideal i Ibra: Buffon në porta, linjë me katër mbrojtës me Thuram djathtas, mikun e pandashëm Maxëell në të majtë e dyshen e qendrës Thiago Silva-Nesta; Xavi në regji me Vieira e Nedved në mesfushë, ndërsa Messi me Ronaldinho pas shpinës së …Ibra. Një skuadër e kompletuar që në pankinë ka nga Gattuso, Julio Cesar, Iniesta, Seedorf e Cannavaro. Jo keq, edhe pse po të kërkosh mes ish-shokëve të suedezit ndonjë të përjashtuar të shkëlqyer ka dhe jo pak madje. Mungon trajneri, vetëm nëse ai nuk ëshë… Gattuso.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *