• |
ide | kryesore

U arratis nga komisariati 3, pranga të riut të dënuar me 10 vjet burg në Itali

Lajme, Të fundit



29-vjeçari Bledar Zefi, i cili u arrestua këtë të diel për llogari të shtetit italian, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ishte arrestuar edhe në 2015-ën. I riu nga Fushë-Arrëzi, u bë i njohur në atë kohë nga policia, kjo edhe për shkak të arratisjes së tij nga komisariati nr.3, vetëm pak orë nga arrestimi.

Bledar Zefi, në atë kohë 26 vjeç, shfrytëzoi kohën për të dalë nga dhoma e shoqërimit për nevoja personale dhe duke shfrytëzuar neglizhencën e efektivëve përgjegjës arriti të largohej. Pasi arriti të shtynte policët dhe më pas të kapërcente kangjellat e komisariat, i riu arriti të rifitonte lirinë, ndërsa vijoi arratinë për 3 vite. Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan edhe dy punonjës policie, Arsela Hajdinaj, me detyrë trup shërbimi patrulle dhe Bajram Elezi, me detyrë nd/specialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, por më pas ata u lanë të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *