• |
ide | kryesore

Video/ Inter arrihet dy herë nga Roma, prek zonën Champions Milan

Sport, Video



Inter nuk fiton dot në Olimpico përballë Romës, duke u ndalur në vendin e dytë me 29 pikë, në shoqërinë e Napolit, që ka ende për të luajtur. Kampionat më vetë i Juventus në Serie A, me bardhezinjtë që janë shkëputur 11 pikë në krye të klasifikimit, por surprizën e javës së 14 e ka bërë Chievo e vendit të fundit, me fitore përballë Lazios së Strakoshës.

Në Olimpico, zikaltrit kërkonin fitoren, për të lënë pas barazimin e javës së kaluar, madje në dy raste skuadra e Spalletti ka shkuar në avantazh, por në fund 2-2 ka krijuar polemika, mes VAR dhe vendimeve të diskutueshme. Në avantazh në fund të 45 minutave të para me golin e ish-sulmuesit të Lazios, Keita Balde, Roma barazoi rezultatin në minutën e 51′ me Cengiz Under. Turku ka lëshuar një të djathtë potente nga distanca që e ka lënë të palëvizur portierin Handanovic.

Ndeshje me ritëm të lartë që askush nuk dëshironte ta humbiste. Inter mori sërisht avantazhin me kapitenin Mauro Icardi në minutën e 66, duke shfrytëzuar zhvillimet e një goditje këndi. Por Roma u përgjigj në të 74, me 11 metërshgin e akorduar me VAR e të shndërruar në gol nga Kolarov.

Për herë të parë nga 2009, Roma e Inter kanë barazuar në dy ndeshje radhazi në Serie A. Icardi ka realizuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit të Serie A në Olimpico (kundër Roma e Lazio). Me golin në Olimpico, Cengiz Ünder ka realizuar 56% të golave në Serie A nga jashtë zonës (5 në 9).

Dicka në fakt nuk shkon me prapavijën e Inter, që ka pësuar gjashtë gola në dy transfertat e fundit të Serie A, aq sa kishte pësuar në 12 garat e mëparshme jashtë fushës. Transferta karikon në vecanti Icardi, që gjashtë nga shtatë golat e fundit në Serie A i ka shënuar jashtë San Siros.

Mes Lazio e Inter, Keita ka realizuar 11 gola në 10 prezenca si titullar në Serie A. E meqë jemi tek Lazio, skuadra e Simone Inzaghi është turpëruar, e mundur 1-0 nga Chievo e vednit të fundit. Ka përfituar në këtë pikë Milan, që me suksesin 2-1 ndaj Parmës ka marrë vendin e katërt, që është edhe objektivi kryesor për kuqezinjtë.

REZULTATET – JAVA E 14
Milan 2 – 1 Parma
Torino 2 – 1 Genoa
Frosinone 1 – 1 Cagliari
Sassuolo 0 – 0 Udinese
Chievo 1 – 1 Lazio
Roma 2 – 2 Inter

RENDITJA E SERIE A
1 Juventus 40
2 Inter 29
3 Napoli 29
4 Milan 25
5 Lazio 24
6 Torino 21
7 Roma 20
8 Sassuolo 20
9 Parma 20
10 Sampdoria 19
11 Fiorentina 18
12 Atalanta 18
13 Cagliari 16
14 Genoa 15
15 SPAL 14
16 Empoli 13
17 Udinese 13
18 Bologna 11
19 Frosinone 8
20 Chievo 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *