• |
ide | kryesore

Video/ Revanshi i fundit të renditjes dhe terreni i liçensuar me një sy mbyllur

Sport, Video



Java e 15 e Superiores është mbyllur me ravnshin e vendeve të fundit, që kanë dhënë sinjalin frikësues për Tiranën e Luftëtarin, se mbijetesën nuk e kanë të siguruar. Pikë në Lac për Kamzën dhe sukses i paimagjinueshëm i Kastriotit, që për herë të parë në kampionat largohet nga vendi i fundit.

Rrëzohet Flamurtari në një terren të rënduar, ku futbolli cilësor që kishte në mend Ilir Daja nuk mund të luhej. Ndoshta strategji e gabuar, por pikët e lëna në Redi Maloku, vlonjatët duhet ti kërkojnë tek Federata Shqiptare e Futbollit që licensoi symbyllur një fushë ku të luante Kastrioti i Krujës, duke anashkaluar faktin se fusha sportive e Fushë-Krujës ishte totalisht e papranueshme edhe për Kategorinë e Parë.

Pasditen e sotme, “Redi Maloku” u bë gropa ku Flamurtari u zhyt, vetëm një javë pasi vinte si triumfues mbi skuadrën që kryesonte kampionatin, Partizanin. Vendosi një gol spektakolar i Ogebugut në minutën e 32-të, por për të kuptuar llojin e ndeshjes me të cilën u përballën kuqezinjtë mjafton të shohësh 10 kartonët e verdhë të treguar nga arbitri Andi Koci.

Goli i Okebubu on Vidnews.

“Ndodhi që ne mezi u përshtatëm – tregoi Daja -. Në fund fare këto fusha nuk kanë nevojë as për teknikë as për taktikë, por vetëm për luftime” përfundoi i zhgënjyer Daja.

Kastrioti me këtë fitore parakalon Kamzën në fundin e tabelës, ndërsa vlonjatët mbeten në vendin e 6-të me 22 pikë. E të mendosh, që skuadra e Ernest Gjokës mori një pikë në Kurbin, që e afronte me Tiranën e Luftëtarin.

Barazimi kundër Laçit, me skuadrën e Memellit që për herë të parë, që kur e ka marrë tekniku luan nën ritëm, mund të kishte qenë fare mirë një fitore. “Kjo pikë na duhej – deklaroi Gjoka -, sepse futbollistët kishin kohë që po e kërkonin. Ne akoma jemi në ujëra të turbullta, dhe duhet të fitojmë për të marrë ajër”.

plaku rast on Vidnews.

Pika e parë në dy ndeshje për Gjokën, pas debutimit zhgënjyes me Kukësin. Me 9 pikë, zona e shpëtimit vazhdon të jetë 2 pikë larg,m por tani Kamza është e fundit dhe ky është një pozicion që mund ta rëndojë edhe më shumë psikologjikisht skuadrën e presidentit Naim Qarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *