• |
ide | kryesore

Video/ Wilder-Fury nuk ka fitues, por anglezi i puth dorën Wilder dhe plas bombën: “E gjithë bota e pa si m’u vodh titulli”

F1, Sport, Video



Tyson Fury i është vjedhur ëndërra për një prej rikthimeve më të mëdhenj në historinë e boksit, kur dueli për titullin botëror të peshave të rënda WBC kundër Deontay Wilder në Los Angeles është shënuar barazim.

Gjyqtarët kanë vendosur për një rezultat të kontestuar, pasi dhanë pikët 115-111, 112-114 dhe 113-113, pavërësisht se Gypsy King e vuri në vështirësi të madhe kampionin në fuqi, që ruajti kështu titullin.

Fury, që rikthehej pas një periudhe depresioni, droge dhe abuzimi me alkoolin, është rrëzuar në ring në fillim në raundin e 9 e pastaj në të 12, kur u duk se e mbylli ndeshjen, por u cua përsëri dhe arriti ti mbijetojë gongut final.

Pas luftimit 30 vjecari, shpërtheu akuzat, se kushdo në Staples Centre në Los Angeles e pa se ai fitoi: “U rrëzova dy herë, por përsëri besoj se e fitova luftimin dhe cdo njeri këtu mendon se sonte fitova unë.

“Por po tregoj profesionalizëm të plotë këtu, jam kampioni i vërtetë dhe një luftëtar. Shkova në Gjermani dhe u ndesha me Klitschko, erdha në Amerikë për tu ndeshur me Deontay Wilder dhe e bekoj si një luftëtar të madh”.

Fury beson se ai dhe Wilder janë dy boksierët më të mirë të divizionit , duke i dhënë një mesazh të qartë rivalit të tyre të, kampionit të IBF, WBA dhe WBO Anthony Joshua. “Do të bëjmë një ndeshje tjetër, por të shohim se cdo të ndodhë. Jemi dy kampionë të mëdhenj. Ta dinë të gjithë, se unë e ky burrë jemi dy peshat e rënda më të mëdhenj të planetit”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=OZQFujtox-s



1 Comment

  1. Ky plotesisht eshte i cmendur krejt bota e pa se ti ishe humbesi dy here te dergoi ne dysheme. po barazimi ishte nji skandal i radhes ne Boks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *