• |
ide | kryesore

Akuza për plagjiaturë/ A ka kopjuar ministrja e Shëndetësisë temën e doktoraturës?

Lajme, Të fundit



Ishte fillimisht “Lëvizja Për Universitetin” që denoncoi publikisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për plagjiaturë. Sipas këtij denoncimi, ministrja ka kopjuar thuajse në çdo germë nga puna shkencore e një diplomanti për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut të quajtur, Fannie Mnisi.

“Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli në Afrikë me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës” – thuhet në denoncimin ku publikohen edhe disa linqe me rastin në fjalë.

Pak orë më pas dhe pasi kjo akuzë u bë virale në internet ministrja e Shëndetësisë reagoi. Ajo thotë që në krye se Doktoratura e saj është realizuar bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por ministrja pranon se “ka marrë 4-5 citime” nga puna e dikujt tjetër.

“Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës” –thotë ministrja ndër të tjera.

“Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e” – e mbyll Manastirliu duke shtuar: “Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet”.

Për të përforcuar versionin e saj ministrja ka shpërndarë edhe një reagim të Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë e cila thotë se punimi është origjinal.

Kjo akuzë vejn vetëm pak kohë pasi Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor dhe më pas ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demo. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ne 2011, Ministri I Puneve te Brendshme te Gjermanise , Karl-Theodor zu Guttenberg dha doreheqjen per plagiarizem dhe ju hoq titulli Doctor i Shkencave.
    Shpresojme qe dhe Ministria jone do te tregoje dinjitet dhe te dorehiqet pasi te jape shpjegime ne parlament sic veproi dhe personi I siperpermendur.

  2. kush te ket kopjuar manastirica dhe ajo shkodranja xhyla e ahmetit.mos genjeni ju te lapsit keto diplomen e an ber ne vitin 1941 por kan prit qe rama ti rilind.

  3. I paskan prekur dinjitetin kesaj?! Ci duhej doktoratura kesaj aman! Si te tjeret te bente! Kush di anglisht e kupton fare mire qe e ka kopjuar…

  4. Si përherë Organizata Politike e Arlind Qorrit, e gatshme të qërrojë nga rruga cilindo që i prish punë Lalit të saj themelues. Të fala Leartit dhe Kananit, o qorri freshist i Vasjarit.

  5. Mos t’i shkojë mendja njeriu tani të vejë kandidaturën në vend të Lali Erit, se të demaskon Organizata e tij Politike pastaj. E njëjta e cila u themelua nga fresshistat e Spiropalit medemek të revoltuar nga butësia e Ramës në opozitë me Berishën. E njëjta që kur Rama mori pushtetitn, sulmoi me hakera faqen e ministrisë së drejtësisë më 2013 duke i bërë thirrje Ramës të ruajë si sytë e ballit dy ministrat e tij më të shkëlqyer, Saje Arlind Qorrin dhe Erjon Leart Kananin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *