• |
ide | kryesore

Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

1, Ide



Ka një strategji ngjashmërisht të frikshme mes atyre që mbrojtën shembjen e teatrit dhe atyre që e kanë shndërruar në kauzë rrafshimin e shtëpive tek Unaza e re. Të gjithë, gazetarë, analistë dhe media pranë pushtetit (lexo shkrimin këtu poshtë) janë të gatshëm të flasin për gjithçka: për moralitetin e zaptuesve të vendosur dy dekada më parë në Tiranë, për teoritë e zhvillimit të qytetit, për interesat e Lulzim Bashës në këtë çështje, për burrat e munguar të polices së plagosur Ina dhe për mënyrën se si ka proceduar qeveria Berisha në raste të ngjashme.

Lexo më tej:

Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë Ramës dhe Veliajt

Njësoj si në debatin për teatrin, kur nuk nguronin të diskutonin nëse duhet përkrahur risia apo mbrojtur tradita, ka të drejtë Asqeriu apo Ndrenika, është duke u shembur apo mund të rezistojë godina, shkakton apo jo kancer, po njësoj edhe tani, të gjithë mbrojtësit mediatikë të qeverisë se kanë me droje përballjen.

Por vetëm për një gjë askush nuk guxon të shprehet.

Kam lexuar me dhjetra shkrime, kam qëmtuar me qindra qëndrime në debatet televizive, por kam vërejtur me çudi që të gjithë fshihen përballë pyetjes: ka apo nuk ka vjedhje?

Askush, po askush deri më tani, edhe avokatët më fanatikë edhe ata që paguhen legalisht nga bordet e qeverisë, edhe ata që ushqehen në mënyrë okulte prej saj, nuk ka dalë e t’i vërë gjoksin “duarve te pastra” të atyre që qëndrojnë pas këtij projekti.

Grupi i gatshëm që mbështet dyshen Veliaj- Rama me çdo lloj cirku dhe që denigron me po të njëjtin zell, trinomin Berisha- Basha- Kryemadhi, i anashkalon disa pyetje të thjeshta…

Si ka mundësi të paguhen 40 milionë euro për 2.2 kilometra?

Po, mirë, pavarësisht se kjo s’ndodh në asnjë vend normal të botës, le ta pranojmë se po ngjan këtu. Le ta pranojmë edhe se këto kosto qenkan reale. Po si ka mundësi që për këto 40 milionë, projekti është dhuruar gratis?

Si ka mundësi që  “donatori” qenkësh porositur prej njërës prej firmave që më pas ka rezultuar fituese?

Si ka mundësi që nuk u kërkua një projekt alternativ, që ndoshta parashikote një kosto më të ulët?

Si ka mundësi që krejt papritmas, kundër planeve dhe projekteve të miratuara, gjërësia e rrugës u rrit ndjeshëm? Mos vallë se kompanive ndërtuese u duheshin më shumë para?

Si ka mundësi që nuk u zhvillua një garë reale për të ndarë 40 milionë euro, por në të treja tenderimet u paraqit një kompani fallco me ofertë zero, si vëllezërit Hysa?

Si ka mundësi që u mbyllën sytë për subjekte të cilat ligji shqiptar i pengon të hyjnë në garë dhe si u shpallën fituese kompani të regjistruara në parajsat fiskale?

Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh

I gjithë ky enumeracion pyetjesh i shton shumë dyshimet se tek Unaza e re, nuk kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe të ndershme.

Prandaj, tërë ata që duan ta mbrojnë qeverinë janë të gatshëm të flasin për gjithçka, vetëm kësaj njolle nuk i vënë dot gjoksin. Lexojini shkrimet e tyre, vëzhgojini paraqitjet e tyre në TV, analizojini kronikat që bëjnë dhe do të kuptoni se kush refuzon të shprehet për këto pyetje (qoftë edhe duke mbrojtur qeverinë) është duke ju gënjyer.

Është fiks njësoj si me historinë e Tetatrit Kombëtar, që kush hiqej si idhtar i Tiranës moderne, si dashnor i famës së Bjarke Ingels, si kundërshtar i trashëgimisë fashiste, nuk qe asgjë më shumë sesa gardist i zellshëm i grabitësve Rama- Fusha.

©Lapsi.al

Një hetim që nuk duhet humbur: Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave



15 Comments

  1. Jam plotesisht dakort me ty Bushat dhe ketu nuk asgje te re sepse edhe psh rruga e kombit perfundoi me 400 milione dollare nga Basha(shikoje Bashen pa asnje rrudhe ,pa asnje shqetesim,xhepat plot dhe jep mend se si nuk vidhet).Hajdut ,birbo hajdut sic duket keto fjale jane kombetare dhe nuk shqeteson njeri.Qe unaza eshte vjedhur as qe behet fjale,por ndoshta ortak eshte dhe Basha me Moniqen,kushedi se sa e madhe eshte vjedhja.Pse mund te rrije Likja kaq i qete…?Shejtani dhjet dhe shqiptarete e hane.

    1. Nuk i ve faj këtij komentuesit “patriot” që vazhdon të qajë se pse u ndërtua Rruga e Kombit e pse kushtoi aq shumë.
      Ka qenë vetë Bushati që uëlërinte sëbashku me Ramën kundër ndërtimit të saj.
      Një Rrugë e Kombit me një shumicë të madhe veprash arkitekturale ura e tunele e ndërtuar në një zonë malore, e që ndonëse doli me një kosto më të madhe sesa kosto e parashikuar, kostoja e kilometrit i dilte diku afër 8 milionë euro.
      Në segmentin e Unazës së Tiranës prej vetëm dy kilometrash, që edhe ashtu siç ishte me disa regullime të vogla mund të shfrytëzohej si funksionale sëpaku edhe për 50 vjet, na del kostoja e kilometrit 20 milion euro. E këtu nuk është fjala për gënjeshtra si të këtij “patriotit” komentues, që 250 milionët na i bën 400 milionë, por është fjala për një arrithmetike të thjeshtë të pjestimit të numurit 40, ( milione), me numurin 2 (kilometra).

  2. Ka te drejte, s’ka te drejte, shume e drejte, pak e shtrember, po po po, jo jo jo…fakti eshte, o Bushat, si te të besojme ne ty kur ti vete, me gojen tende, dhe gazetar pale, ke justifikuar shpifjen si mjet i pranueshem per sulm politik ndaj nje kundershtari???!!! Nese ti shpif, dhe ata shpifin – sipas teje – kujt duhet ti besojme ne? Vete si besoj askujt, as gazetave, lajmeve, debateve askujt por vetem shqisave te mija. Dhe shqisat me tregojne qe aty ku jam une eshte rritur pastertia, dhe shoket dhe te njohurit e mij jane ne pune. Fjalet tjera i merr era.

  3. Reforma ne drejtesi e udhehequr nga fuqia e SHBA , i ka tmerruar krejt politikanet ,anal istat , kapitalistat,juridiksat e Shqiperise. Kot luani rolet sikur kundershtoni ramen ose rama juve,,sepse keto lloj shfaqjesh banale mund ti hane vetem pak njerez ,por SHBA natyrisht nuk i pjerdh keto shfaqjet tuaja .Deri me sot ,vetem avokat Ngjela ka pasur te drejte ne logjiken e zhvillimit te ngjarjeve.

      1. Tik tak ,tik tak ,SHBA ka hedh rrjetat .Badoo mor kokeloqe ,nuk ta ka fajin njeri se SHBA mund te ta plasi sumen ty.

    1. Pikërisht se televizionet shqiptare nxjerrin përditë fytyrat e sharllatanit Ngjela e të batakçiut Klosi, pa trushpëlarët kujtojnë se vërtetë SHBA do të përkrahë kriminalitetin e korrupsionin gjigand të komunistëve shqiptarë.

  4. Taku eshte pjerdhur, e ju kujtoni se ky akrobat politik, na jep informacione sikur te jene ngaSHBAja, ky emerin e ka avokat, se tjeter ka per zanat. Per reformen ne drejtesika vrima sa te duash te mos rrespektimit te te drejtave e rregulles se vetingut, sepse kur sheh qe kalojne pinjolle te komunizmit, qe jane edhe me shkelje , nuk ke te drejte te thuash qe kjo eshte reforme, sepse po shkon ne ullukun e rilindjes e bijeve te kuq, qe sot kane pushtetin. A shihni, a po degjoni se si punon prokuroria? VASALE e qeverise, per te tera problemet eshte ne gjume, sepse e komandojne,,,, e pra kjo eshte drejtesia rilindase e thyer ne mes nga bashibozuket e sektit qe e kane bere per vete ne mbrojtje drejtesine. Po vazhdoi ne kete menyre, kesaj i thone utopi.

  5. Taku eshte pjerdhur, e ju kujtoni se ky akrobat politik, na jep informacione sikur te jene ngaSHBAja, ky emerin e ka avokat, se tjeter ka per zanat. Per reformen ne drejtesika vrima sa te duash te mos rrespektimit te te drejtave e rregulles se vetingut, sepse kur sheh qe kalojne pinjolle te komunizmit, qe jane edhe me shkelje , nuk ke te drejte te thuash qe kjo eshte reforme, sepse po shkon ne ullukun e rilindjes e bijeve te kuq, qe sot kane pushtetin. A shihni, a po degjoni se si punon prokuroria? VASALE e qeverise, per te tera problemet eshte ne gjume, sepse e komandojne,,,, e pra kjo eshte drejtesia rilindase e thyer ne mes nga bashibozuket e sektit qe e kane bere per vete ne mbrojtje drejtesine. Po vazhdoi ne kete menyre, kesaj i thone utopi.

  6. SHTET LESHI U VUNE PERPARA SOJ SOJ HAJDUSH E ZAPTUESISH MALOK DHE JU BASHKE ME SALI SHPELLARIN PRISHET SISTEMIN E BAZZAVE TE KOMBIT QE ISHIN FAMILJET E MEDHA ,U MORET TOKAT UA ZAPTUAET ME CECENE TE ARDHUR NGA SHPELLAT E DRAGOBISER ,E TEPELEN-TOMOR.NXORET EDHE LIGJIN E TJETRSIMIT 7501 E PASTAJ UA KTHENI TRUALL,OSE I SHUMEZUAT ME NJE TARIFE MINIMALE PER M2,POR NUK E DINI SE DITA DO VIJE DHE DO TI PAGUANI SE TANU KUJTONI SE DO JA HIDHNI DUKE I PAGUAR SHTETI NE STRSBURG….??!!!

  7. Nje analize perfekte, koncize domethenese.
    Rasti i tenderit te unazes re, ku nje firme fantazem per popullin e thjeshte( se per keta eshte e vetja, e mirenjohir), arrin shpallet ne nje muaj fituese e 2 tenderave , duke marre nga buxheti plot 30 milion Euro.
    Ky rast , eshte rasti me flagrant i vjedhjes hapur, ne mes te dites, trashe dhe me arrogance.
    Tani, mund ta bente kete Afrim Qendro ne koke te vet? As Damian Gjiknuri nuk mund ta bente, se shuma eshte e tille qe damianit i ngec ne fyt.
    Po nese e bene keta te dy, mendoni ju qe kryeministri jone “ i drejte” dhe “ i ndershem” do rrinte kaq pasiv.
    Po prokuroria cfare arsye do kishte te shtynte hetimet, deri ne zvarritje dhe harrese. Prokurorise ja ben ujku mmuuuuu, ajo po kerkon gjurmet.
    Per ju qe besoni akoma te Rama, eshte e drejta juaj, por te pakten ne kete rast pranoni qe ky lideri juaj qe mundohet te flas bukur, qe jeton ne menyre modeste ne nje pallat , qe akoma e mban gruaja me leke, qe pas 4 vjetesh kryeminister nuk e dinte akoma qe Shqiperia ishte mbjelle me kanabis, PRANONI qe kete liderin e keni pak hajdut, pak genjeshtar, pak psikopat, nje felliqesire e vertete politike.
    Nje njeri qe ta peshtiros, me argalisjen, me menyren si shtiret. Eshte i teri fallco , pa asnje bosht , eshte kot fare.
    Me falni qe jua shava, por kaq vlen. Kush ka mend ne koke, nuk ka nevoje te jete i zgjuar.
    Flas per ata qe jane jashte oborrit.
    Per ata brenda, fatin e tij do kene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *