• |
ide | kryesore

Basha kundërshton buxhetin: ‘I futët në borxh foshnjet e sapolindura’

Të fundit



Basha, e ka konsideruar projekt-buxhetin e vendosur ditën e sotme si më katastrofalin në 28 vite demokraci. Ky buxhet, sipas Bashës ngarkon edhe foshnjet e sapolindura me borxhe.

“70 mijë biznese janë mbyllur gjatë kohës së drejtimit të kryeministrit Rama”, shprehet Basha.

Basha nxjerr si shkak të falimentimit të tyre rritjen deri në 7-fish të taksës vendore.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, projekt buxheti i miratuar ditën e sotme është jo favorizues për familjet në nevojë.

“Këto para shkojnë për fasada, luks qeveritar dhe elektoral. Paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. Vetëm në projektin korruptiv të Unazës së Re do të hidhet një shumë e barabartë që shteti parashikon të harxhojë gjatë një viti për familjet në nevojë ekonomike.

Kemi mbi 150 mijë familje në nevoja ekstreme që nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re”, u shpreh ai.

Sa i takon borxhit kombëtar Basha u shpreh se shifrat janë tepër të larta.

“Sot ka një borxh të deklaruar, së bashku me llogaritjet e KLSH prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër që e mban të fshehur, borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro. Shqiptarëve borxhi u shkon 82-84%. Ndërkohë që janë parashikuar vetëm 40 milion euro për të pangrënët.

Kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Alternativa është vendosja e taksës së sheshtë 9%, si domosdoshmëri për të konkurruar me rajonin. Vendosjen e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor, eliminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit.

Gjithashtu duhet bërë rikthimi i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike dhe për shtresat në nevojë. Anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive. Të harrojnë se do t’i gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato para që parashikojnë të marrin”, u shpreh Basha.



2 Comments

  1. Kush e lexon kete kar,Bushat me mire ver ndonje gomar se sa kete qelbesire.Nuk ka lene vend pa vjedhur.Ik more hale.

  2. O Lulo, me qe ra fjala po ato foshnjet e tua ne Hollande si po e shtyjne me borxhet qe i ke ketij populli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *