• |
ide | kryesore

Bashkim Fino merakoset për rrogën e kryeministrit: Ka rreth 800 veta që paguhen dyfishi juaj…

Të fundit



Ditën e sotme, gjatë seancës plenare, është miratuar projektbuxheti i vitit 2019. Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka dal në kundërshtim të nenit 12, ku flitet për hierarkinë e pagave.

Fino i drejtohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit duke i përmendur faktin se ata paguhen më pak se rreth 800 persona, të cilët paguhen dyfishi i tyre.

“Votova kundër nenit 12 sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në Republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave.

Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së Presidentit e Kryeministrit.

Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit. Ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht  një nen të tillë në buxhetin e shtetit”, u shpreh Fino i shqetësuar për ata që paguhen më shumë se kryetarët e shtetit tonë.



11 Comments

  1. Haha… Mire e ka…se sulltanet, diktatoret, veziret dhe spiunet duhet te marrin rrogat me te larta! Sic ka qene gjithmone ne historine tone! S’e ka keq ai!

    1. Ne i kemi qejf sulltanet dhe diktatoret! Se ka kot ai Collaku qe mund te jemi prejardhes te Turqve! Ku e dime ne c’eshte demokracia!

  2. Dmth Fino eshte shqetesuar per rrogen 228,730 Leke te reja te kryeministrit e cila eshte me e ulet se 800 te tjere ne Shqiperi!!! Nderkohe qe Fino vetem si deputet paguhet diku rreth 120.000 shto ketu rreth 90.000 lekë perfitim financiar (dieta, komisione, shpenzime telefoni, karburant etj) totali rreth 210,000 leke te reja NETO ne banke pas taksave! Mos harrojme qe ne 2016 me vendim qeverie u mbuluan pjesërisht shpenzimet e mjekimit të tij me shumen 560 000 lekë qe perballua nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
    Lum ne qe nuk kemi keshtu hallesh, qe te na i qaje deputeti Fino!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *