• |
ide | kryesore

Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë Ramës dhe Veliajt

Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh ashtu sikurse bëri me teatrin, Lej Feni i bashkisë po mundohet të përçajë edhe protestuesit e unazës së re. Ai i ka ndarë ata në dy grupe, në shpellarët dhe ata që, sipas teorive të revolucionit kulturor, i prishin me qejf shtëpitë, për t’i hapur rrugë zhvillimit. Por e bukura është se kokë e këmbë në shërbim të kësaj neverie, janë vënë edhe dy TV më të mëdha të vendit, Top Channel dhe Klan.

Ato, në lajmet e djeshme, kanë transmetuar dy kronika krejtësisht të ngjashme, të servirura me siguri nga zyra gëbelsiane e propagandës, ku i bëhet jehonë “ndërgjegjësimit të banorëve”, që kanë nisur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARSH.

 

 

Po të shikohen tekstet e lajmeve të dy televizioneve, që janë hedhur ne rrjet me një orë diferencë, fjalia që tërheq vëmendjen është ajo me mendësi të një kohe të kaluar, ku flitet për ndërgjegjësim të banorëve. Ndërsa tekstet e lajmeve ndryshojnë disi, fjalia që i është dashur dyshes Rama- Veliaj duket se është futur e njëjtë me “Copy Paste”.

Vetëm pasi neveritesh nga kronika të tilla, e kupton se kujt i shërbejnë këto ekrane , që nuk flasin asnjëherë për koston 40 milionë euro për dy kilometra rrugë, por në vend që së paku të informojnë, i shërbejnë politikave përça e sundo të grabitësve.

©Lapsi.al 

Kronika e Klan:

Teksti i lajmit te Top Channel:

http://top-channel.tv/2018/12/02/ndertimet-pa-leje-te-unaza-e-re-banoret-nisin-largimin-e-mobilieve-dhe-orendive/



16 Comments

  1. O Bushat!Si i konsideron ti keta qe po i sherbejne Rames?! Ne vendet te tjera Europiane njerez te tille shkojne ne burg per ndertim pa leje! A e di mendja jote e thare tashme kete gje?! Si ka mundesi qe ti “zonjushe e bukur me syte blue” mban anen e thyersve te ligjit?! Kaq shume te ka humbur intelekti? Berisha te zhdukte per 24 ore po te beje kunder tij apo pa lejen e tij!

    1. i pa emer ne vende te tjer po hengre mut si ti ,rama e velija ju qojn ne qmendin,po ishte vet rama qe lejoi per vota keto ndertime siq ishe vet ti te te dhjer ne goj rama qe pranove,

    2. Në vëndet e tjera perëndimore demokratike, diktatorët nazistë e komunistë që kanë bërë krimin e madh selektiv që ata qytetarë që nuk e deshën nazizmin e komunizmin ti vrisnin e persekutonin apo të varfëronin në kufijte e fundit të mbijetesës, janë ndëshkuar e nuk lejohen më që të meren me politikë.
      Këto mijra shqiptarë që u varfëruan tejskajshmërisht gjatë diktaturës komuniste, e morën rrugën e arratisë jashtë e mbrenda vendit, nuk mund ti akuzosh se kanë bërë krime.
      Në gati 5 dekadat e diktaturës enveriste, ishte qeveria ajo që ju a përlau pronat e qytetareve intelektuale patriotë, e solli nga fshatrat komunistë blegtorë që të jetonin në këto prona të grabitura.
      Nuk lëviste dot kush në Shqipëri lirisht, jo më jashtë vendit por as edhe nga fshati në qytet pa pasaportizimin selektiv të qeverisë enveriste.
      Ishte demokracia ajo që solli liritë e të drejtat e barabarta të gjithë qytetarëve për të lëvizur e jetuar më mirë. Mos mendoni se ky fenomen nuk ka ndodhur edhe në vendet europiane.
      Edhe në vendet më të zhvilluara të sotme të BE, kur kanë qenë në stadin e varfërisë së shqiptarëve, ka pasur lëvizje demografike mbrenda vendit e emigracion masiv në dy pjesët e kontinentit amerikan.

  2. Po PSE more kete east paski pritur per the na treguar she kujt I sherbejne ato gjirize mediatike,sidomos ai qe eshte edge Top Ne kete sherbim,ai eshte ZP elektronik I Parties meqe nuk delja haleja meter.

  3. Tv te mbaruara dhe krejtesisht klienteliste te pushtetit. Audienca u ka rene ndjeshem, biles as Çani nuk ndiqet me, e jo me opinioni qe eshte bere bajat me sherbiemet e porositura nga qeveria. Ndersa topi eshte bere nje top m..i madh prej vitesh

  4. Po ju kujt po i sherbeni? Nuk thua shqyr qe po behet sepse mbi 500 mije banore e shfrytezojne ate rruge cdo dite. Shyqyr po e bejne….fajin e kane njerezit qe skane lene asnje hapesire per rruget qe te ndertohen…

  5. Sot per sot vetem FaxNews po dokumenton tamam nje media opozitare. Te tjerat ose jane te blere, ose kane frike nga pushteti.

    P.S. E ka Lej Feng.

  6. Po ju kujt i sherbeni? Unaza te behet qe cke me te.
    Mbikalimin tek Casa Italia PD e beri per 9 milione euro, cudi qe tani ju duket shtrenjte unaza madhe qe eshte shume me lart si cilesi me rruget e bera me breke neper kembe te PD, qe vetem rruge nuk quhen!
    Yttt se te gjithe b…lepirsa jeni! Beni sikur jeni te ndershem ju!
    Per interes te Lulushit dhe Berishes ju kundervute dhe gazetarit dhe kolegut tuaj Artan Hoxha, pse nxirrte fakte qe kundershtonin dallaveret e Shqupit.
    Yttt

  7. Ne fakt maxhoranca sotme sidomos, eshte e krimbur ne para. Jane parate e droges, ato te tenderave publike, koncensionet, etj etj qe jane nje rrezik porencial per te blere opoziten, zgjedhje, vota, sistemin e drejtesise, media, personalitete te shoqerise civile, grupe kriminale.
    Ne kete fryme, jane joshur e dorezuar mediat me te medha ne vend.
    E njejta skeme qe u ndoq tek teatri , po ndiqet dhe tek unaza re.
    Futet ne skene ( pa arsye e kuptim) kryetari i bashkise Veliaj. Ben diversion, kerkon te percaj, ben karshillek dhe ne fund eshte vetem konsum per te. Perdoren pa piken e turpit.
    Bejne sikur mbrojne interesat e shumices ne nje kohe qe korrupsioni i tyre pa fre e galopant, thith njeqind fishin e atyre parave kompesim qe kerkohet nga ata njerez qe po i hedhin ne rruge.
    Por ato para shkojne ne xhepat e tyre, kurse ato qe kerkohen nga keta njerez fatkeq nuk i gjejne ne buxhet.
    Eshte si ajo ndihma ekonomike qe ja hoqen disa familjeve ne nevoje me pretekstin qe nuk i takon. Dhe nga ana tjeter nje kollare e kryeministrit qe nderrohet cdo vakte shkon 1.2.3 mije euro.
    Kjo eshte qeveria me e turpshme, e ardhur ne pushtet. Hajdute me cizme, lubira te pangopur e te papergjegjshem.
    Kjo ishte rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *