• |
ide | kryesore

Festoi si i çmendur fitoren në derbi, Federata nis hetimin për Klopp

Sport, Video



Federata angleze (Fa) ka nisur një hetim ndaj teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp, për festim të tepruar në rastin e golit të fitores në derbin me Everton. Tekniku gjerman në momentin e golit të shënuar nga Origi në të 96′ u fut me vrap në fushë për të përqafuar portierin e Reds Alisson. “Kërkoj ndjesë sepse nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt – ka deklaruar ish-trajneri i Borussia Dortmund pas ndeshjes”.

Fund ndeshje me polemika për derbin e Liverpool, që u fitua nga Të kuqtë gnë mënyrën më të pabesueshme. Goli i Origi, i pari për të këtë vit, erdhi pak sekonda nga fundi, falë një gabimi të portierit të Everton e të kombëtares angleze, Jordan Pickford, që i dhuroi topin belgut.

Një mënyrë e cmendur për të fituar derbin, një ëndërr për tifozët e një adrenalinë për teknikun gjerman, që u lëshua në një festim spontan, emocional, por ndoshta “të papërshtatshëm”, i ka pranuar vetë Klopp pas ndeshjes. “Nuk mund të bëja asgjë, ndeshja kishte një intensitet të pabesueshëm. Menjëherë më pas i kërkova ndjesë Marco Silva (tekniku i Everton)”.

Ky version nuk është konfirmuar nga trajneri i Everton: “Përsa i përket ndjesës, muna nuk më ka thënë asgjë”. E qartë se dikush nga të dy nuk thotë të vërtetën, ndëkohë që Klopp ka kohë deri në 18 të së enjtes për tiu përgjigjur akuzës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *