• |
ide | kryesore

FOTO/ Dokumenti zbulon para kohës fituesin e Topit të Artë

F1, Sport



Pak më shumë se një orë përpara ceremonisë zyrtare të dorëzimit të cmimit më prestigjoz individual për një futbollist, dorëzuar nga Francë Football, zbulohet përmes konspiracionit fituesi i edicionit 2018.

Ashtu si pritej, e nëse lista është zyrtare, Luka Modric i jep fund dominimit 10 vjecar të Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Mesfushori kroat që ka fituar të gjithë trofet e mundshëm individuale të këtij viti ka lënë pas me gati dyfishin e pikëve pikërisht portugezin e Juventus.

Në vendin e fundit të podiumit Antoine Griezmann, që e kërkoi trofeun hapur, por edhe pse fitoi Kupën e Botës, duhet të qendrojë i treti. Gjithësesi sipas parashikimeve të dy finalistët do të mungojnë në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë, duke e bërë edhe më të besueshme listën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *