• |
ide | kryesore

Katari largohet nga OPEC në fund të vitit

Planet



Katari ka vendosur që në fund të këtij viti të largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës.

Njoftimi u dha nga Ministri i Energjitikes në Katar, Saad Sherida al-Kaabi, duke theksuar se ky vendim do të fillojë te zbatohet nga janari i vitit 2019. Kaabi ka thënë se OPEC-u është njoftuar për këtë vendim më 3 dhjetor, para se të bëhej vendimi publik. Sipas tij, vendimi për të braktisur OPEC ka të bëjë me dëshirën e Katarit për tu fokusuar në planet e tij për te zhvilluar rritjen e prodhimit të gazit te lëngshëm nga 77 milion tonë në vit në 110 milion tonë në vitet e ardhshme. Katari është eksportuesi më i madh i gazit te lëngshëm në botë.

Tërheqja e Katarit nga OPEC-u vjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuara me ketij vendi të pasur të Gjirit Persik dhe fqinjëve te saj, kryesisht Arabisë Saudite. OPEC, organizatë ndërqeveritare me 15 shtete pjesëmarrëse është përgjegjëse për prodhimin e gati 44 për qind të naftës në botë dhe 81 për qind të rezervave në naftës në glob. Misioni i saj është që të “koordinojë dhe krijojë unitet mes shteteve anëtare për politikat e naftës, si dhe të sigurojë stabilitet në tregjet e naftës”, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me konsumatorët globalë.

Në qershor të vitit 2017, koalicioni i udhëhequr nga sauditët, duke përfshirë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin kanë njoftuar se do të ndërprerjen marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Ky grup ka arsyetuar këtë veprim me supozimet se Katari është duke mbështetur terrorizmin. Përveç tjerash, ky grup shtetesh ka kërkuar që Katari të zvogëlojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të ndalojë koordinimin ushtarak me Turqinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *