• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve: Short i favorshëm për Portugalinë në Final Four

Sport



Është mbyllur faza e grupeve në edicionin e parë historik të Uefa Nations League, që ka dhuruar jo pak surpriza përsa i përket promocioneve e rrëzimeve në cdo divizion, ku më befasuesja ishte Gjermania e Low. Tani kompeticioni është futur në fazën decisive, përcaktuar nga shorti i hedhur sot në Dublin, por vetëm për Final Four të grupit A. Në 5 e 6 qershor në fushë në Guimaraes e Oporto do të zbresin gjysëmfinalistet: Portogallo-Zvicër e Hollandë-Angli që do të diskutojnë Kupën.
Në fakt shorti ka qenë i favorshëm për Portugalinë, kampione e Europës në fuqi dhe vend organizatorm duke qenë se ka shmangur të dy skuadrat potente e të etura për një trofe: Hollandën e Anglinë.

DATAT E ORARET
Gjysëmfinalja 1: Portugalia (fituese e Grupit 3)-Zvicër (fituese Grupit 2) 5 qershor 2019 në Oporto
Gjysëmfinale 2: Hollanda (fituese Grupi 1)-Anglia (fituese Grupi 4) 6 qershor 2019 në Guimaraes

Finalja për vendin e tretë dhe finalja e madhe janë në program në 9 qershor 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *