• |
ide | kryesore

Profil / Luka Modriç, refugjati i luftës që fitoi Topin e Artë

Kryesore, Sport



I ndrojtur, jo shumë i zoti me fjalët, por shumë i aftë me këmbët, Luka Modric do të mbahet mend si njeriu që theu dominancën botërore të një dekade nën diktatin e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Zgjedhja e Modriçit është sinjali i duhur, se futbolli pranon diversitetin: kroati nuk është ekzaltues dhe i furishëm para portës si dy më të famshmit e sportit, por është gjithë botëkuptimi i lojës (strategji, vizion, taktikë) brenda një lojtari të vetëm. “Lojtari Modriç simbolizon modernen e futbollit të sotëm”, thonë ekseprtët. “Modriçi nuk është ndonjë lojtar mendjemadh. Ai është në radhë të parë një Teamplayer, zemra e ekipit, motori i tij”, thotë Aleksander Holiga, i portalit kroat Telesport.

Abonnement à France Football Pas Cher avec le BOUQUET ePresse.fr

Me 753 pikë, 277 përpara vendit të dytë te Cristiano Ronaldo, Modric vetëm sa përmbushi pritshmëritë e të gjithë atyre që dëshironin të shihnin shtatshkurtrin në fronin individual të botës: të shihnin lojtarin që më pak se të gjithë i ngjan imazhit modern të lojës.

Topi i Artë / Luka Modric i jep fund hegjemonisë Messi-Ronaldo

Pa asnjë tatuazh. Pa rrëfime të shumta në gazetat rozë. Pa krehje të jashtëzakonshme, por me një model flokësh nga e kaluara. Nga jeta private e tij dihet shumë pak, që në futbollin modern duket sikur të jetë një person jashtë kohës.

Kapiteni i Kroacisë me një gjatësi prej vetëm 1,72 metra duket i tërhequr, flet rrallë dhe nuk ka dëshirë të dalë shpesh para kamerave televizive në konferencat e shtypit. Jashtë fushës së futbollit ai me dëshirë jeton i tërhequr. E ka të vështirë të flasë për veten, pati deklaruar njëherë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Por në fushë ai është lider. “Lufta dhe jeta në kampet e refugjatëve, më kanë forcuar”, deklaroi Luka Modriç njëherë për media. Në fillim të luftës së Kroacisë, në vitin 1991 ai u detyrua të largohet nga fshati i lindjes, së bashku me familjen. Një hap që e ka forcuar për t’u përballur sot me sukses edhe në konkurrencën e një ekipi si Real Madridi.

“El Pony”, siç e quajnë bashkëlojtarët, mban sot në fanellë numrin 10 – një vlerësim i lojërave të mrekullueshme të Modriçit. Luka Modriç është një artist dhe luftëtar me top. Veçoria e lojës së tij – pasimet me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, me një saktësi të jashtëzakonshme në gjatësi prej 30 – 40 metra.

“Lojtari më i mirë kroat i të gjitha kohërave”

Modriç vrapon shumë në fushë, tërë kohën është në lëvizje. Vrapon përpara dhe kthehet pas, mban përgjegjësi për lojën dhe gabon shumë pak me top. Përkundër shtatit jo tepër të lartë, Modriç ka një bilanc shumë të mirë të dueleve dhe një mbikqyrje të lojës. Falë këtyre veçorive dhe sukseseve të arritura gjatë këtij viti, Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë në botë dhe ka lënë pas vetes kandiatët e tjerë si Mohamed Salah apo Cristiano Ronaldo. Në Kampionatin Botëror në Rusi, ai u shpall lojtari më i mirë, ndonëse Kroacia humbi finalen kundër Francës. Suksesin e përsëriti në të gjithë trofetë individualë të vitit kalendarik: The Best, Lojtari i Vitit i Fifa-s dhe sipas IFFHS.

Për yllin e Real Madridit ky ishte vlerësim i fundit për këtë vit: por ishte ai më i rëndësishmi. Ishtë triumfi që e futi në histori, krah ikonave më të shkëlqyera të historisë. “Luka nuk është vetëm lojtari më i mirë aktualisht, por ai është lojtari më i mirë kroat i të gjithë kohërave”, është shprehur për të kolegu i tij tek Kroacia, Ivan Rakitiç, i cili në fushë me Barcelonën është shpesh kundërshtari i tij i rreptë. Luka Modriç ka bindur tani edhe kritikët më të mëdhenj në vend, se ai i takon grupit të lojtarëve më të mirë në botë.

Luka dhe “kumbara”

Luka Mordiç është përballur në Kroaci me procesin kundër vëllezërve Zdravko dhe Zoran Mamic, të cilët atje akuzoheshin për manipulime në sport. Modriç ka qenë dëshimtar në procesin kundër tyre, për kohën kur në vitin 2008 kaloi nga Dinamo Zagreb në Tottenham Hotspur. Në fillim pati deklaruar se ai dhe ish – bosi i Dinamos kanë ndarë paratë, ndërsa më pas e ka tërhequr këtë dekalratë me fjalët se nuk i kujtohen detajet nga kontrata. Në rast se dëshmohet se e ka shkelur betimin, Luka Modriç mund të dënohet deri me gjashtë vjet heqje lirie.

Gjykata në Osijek ishte e mendimit se vëllezërit Mamiç kanë manipuluar me kalimin e lojtarëve në vlerë prej 15 milionë Euro, nga të cilat nuk kanë paguar tatime në vlerë prej 1,6 milion Euro. Fajtori kryesor Zdravko Mamiç konsiderohet nga shumëkush si “kumbara” i futbollit kroat. Por ai i është shmangur vuajtjes së dënimit duke shkuar në Bosnjë-Hercegovinë. Vendimi për dënimin e tij ende nuk është në fuqi.

Dashuria, urrejtja dhe patriotizmi

Modriçi e duan shumë për aftësitë e tij në fushën e blertë. Por paraqitjet e tij në gjykatë i kanë shuar shumë simpatitë ndaj lojtarit më të mirë kroat. Shumë simpatizantë të futbollit nuk kanë mirëkuptim për deklaratat e tij kundërthënëse në procesin kundër vëllezërve Mamiç. Një ditë pas kthesës spektakolare në procesin Mamiç, në vendlindjen e tij Zarë, u nxorrën parulla kundër Modriçit.

Arritjet në karrierë të Luka Modric

Klube

Dinamo Zagreb

Titulli kampion: 2005–06, 2006–07, 2007–08

Kupa e Kroacise: 2006–07, 2007–08

Super Kupa e Kroacise: 2006

Real Madrid

La Liga: 2016–17

Kupa e Mbretit: 2013–14

Superkupa e Spanjes: 2012, 2017

UEFA Champions League: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18

UEFA Super Cup: 2014, 2016, 2017

FIFA Club ëorld Cup: 2014, 2016, 2017

Kroacia

FIFA Kupa e Botes, vendi i dyte: 2018[231]

Individual

Lojtari i Vitit ne Bosnje: 2003

Shpresa e vitit e futbollit kroat: 2004

Futbollisti i Vitit HNL: 2007

Lojtari i Vitit Prva HNL: 2007

Futbollisti kroat i Vitit: 2007, 2008, 2011, 2014, 2016, 2017

Oskar i Futbollit per lojtarin me te mire kroat: 2013,[303] 2014,[304] 2015,[305] 2016,[306] 2017,[307] 2018[308]

Trofeu HNS per lojtarin me te mire kroat: 2018[309]

UEFA Euro Skuadra e turneut: 2008

Lojtari i Vitit i Tottenham Hotspur: 2010–11

UEFA Champions League Skuadra e sezonit: 2013–14,[113] 2015–16,[141] 2016–17,[153] 2017–18[163]

Mesfushori me i mire i La Liga: 2013–14,[310] 2015–16[143]

FIFA FIFPro ëorld XI: 2015,[129] 2016,[144] 2017,[158] 2018[165]

FIFA FIFPro ëorld XI 2nd team: 2014[311]

Skuadra e sezonit La Liga: 2015–16[142]

Skuadra e sezonit UEFA: 2015–16[312]

Facebook FA La Liga mesfushori me i mire: 2016[313]

FIFA Boterori i klubeve Topi i argjendte: 2016[148]

UEFA Skuadra e Vitit: 2016,[145] 2017[314]

ESPN mesfushori i Vitit: 2016,[315] 2017[316]

UEFA mesfushori i sezonit: 2016–17[155], 2017–18[164]

IFFHS organizatori më i mirë në botë, medalje e bronxte: 2017[317]

IFFHS Men’s ëorld Team: 2017[318]

FIFA Topi i arte i boterorit per klube: 2017[160]

FIFA Topi i Arte i Boterorit: 2018[167]

FIFA skuadra e enderrave Kupa e Botes: 2018[319]

FIFA ëorld Cup Fantasy McDonald’s Overall XI: 2018[320]

UEFA cmimi Lojtari i Vitit: 2017–18[168]

The Best FIFA: 2018[169]

IFFHS Organizatori me i mire ne bote: 2018[321]

Urdher

Urdheri i Dukes Branimir



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *