• |
ide | kryesore

Majko zbardh sherrin me Ramën për Teatrin: Pse e anulova dorëheqjen të nesërmen

Lajme, Të fundit



Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka zbardhur disi debatin me kryeministrin Edi Rama pas replikave në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin e Adi Krastës në News 24, Majko nuk preferoi të tregonte debatin, por tha se kishte një kontratë për të mos bërë interesantin.

“Çfarë frazash janë shkëmbyer në parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha? E pse duhet ta them tani këtë. Po nuk më duket me kaq interes. Sigurisht që kemi shkëmbyer replika. Dallohet qartë dhe në TV, por nuk besoj se përbën një sekret kjo. Kam një kontratë me kryeministrin që s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet” – tha Majko.

“Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri. Kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen. Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij, por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik dhe më ndryshuan mendjen” – tha Majko. Gjatë votimit në parlament për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, Majko u larguara nga salla duke mos marrë pjesë në votim pasi replikoi me kryeministrin Rama. ©LAPSI.al

https://youtu.be/xyRKy8HxGjw



11 Comments

  1. Burra gra dhe perversa , ske çtu thuash me shume ketyre se jane fare te lecueshem edhe kur mundohen me fjale boshe apo lojra fjalesh te mbulojne mutin me shurre

  2. Ky eshte “semundje e bute” nje njeri qe eshte 0 dhe po ecen sepse e mban incercia e njohjes …Dinakeria e te paaftit dhe makuteria e askushit…

  3. Rrrogetar qeverie, e punetor partie. Kaq ka ky butak. Si minister per diasporen, egzistenca si pozicion per ti dhene nje post qe te mos lehe, ne parti, cthote diktatori ky pro per te gjitha. Andaj, mos ia krekosni bishtin ketij qenit te rrahur, se te shtieret e ka me te theksuar se ndergjegjen. Edhe ky ne tufen e zagareve, e kopese se trashegimtareve ben pjese, andaj rrjedha edhe kete do e marre me vehte.

  4. Qeveria sbehet me miq ore majko por je nje frikacak,servil dhe rri aty si i mbuluar me m… ne fakte ti sje si ata je ndryshe ……………

  5. Ky eshte nje qen qe hengri te zotin dhe shoket e tij [Nanon]dhe shume te tjere me servillleqet e tij dhe me ato perdredhjet porsi kurve ne parlament kur diskuton -as ashtu -as -keshtu-vetem duke ju thurur elozhe c’do kryetari partie apo kryeministri qe drejton -PS-ne.

  6. Qe eshte nje idiot,eshte e qarte,dhe e verteton edhe vete,duke thene se kemi nje kontrate,per te mos bere interesantin.C’eshte kjo “interesante”,vetem ky,bure- cilimi,mund ta thote,por nuk e shpjegon.Per ne-lexuesit,interesantja,eshte vetem fakti qe ky edhe hiqet si “kundershtar”,por nuk voton kundra,por largohet nga istikami,ku e kane “vendose” dhe gjoja na paraqet doreheqje,por me te rrudhur buzet “i interesuari”,qe nuk pranon “interesantin”,ky buri-cilimi,pa piken e turpit e pranon,se perseri e paska dredhur.Pra qenka terhequr,nga terheqja (lexo doreheqja).Mire qe i ben,por si nuk i vjen turp,qe i thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *