• |
ide | kryesore

Manastirliu reagon pas denoncimit për plagjiaturë: Punimi është vlerësuar nga pedagogët

Të fundit



Pas denoncimit të Lëvizjes për Universitetitin, që pretendon se ministrja e Shëndetësisë ka kopjuar doktoraturën e saj nga një studiuese në Afrikën e Jugut, vjen menjëherë reagimi i Ogerta Manastirliut dhe pedagoges së saj udhëheqëse, Prof.Dr. Pranvera Lazos.

Manastirliu përdor si mburojë pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës për t’i shpëtuar akuzave për plagjiaturë të faktuara dhe me foto, ditën e sotme. Sipas Manastirliut punimi i saj ka kaluar në duart e pedagogëve, të cilët kanë qenë të aftë për të dalë në konkluzione lidhur me studimin.

“Për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të  Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim. Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit”, shprehet ministrja Manastirliu.

Në ndihmë Manastirliut, i ka ardhur dhe pedagogja udhëheqëse  e doktoraturës Prof. Dr. Pranvera Lazo, e cila është gjithashtu e implikuar në këtë çështje, përderisa ka qenë ekspertja në lupën e të cilës ka kaluar edhe ky punim shkencor, lidhur me Landfillin e Sharrës.

“Punimi i Doktoraturës me temë: “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet.
Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit.

Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe.
Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbetjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen”, shprehet Lazo.

Ditën e sotme Lëvizja për Universitetin postoi disa foto, të cilat vërtetonin se doktoratura e ministres Manastirliu është kopjuar nga një studiese në Afrikën e Jugut, e quajtur Fannie Mnisi. Për ta vërtetuar këtë, ata kanë postuar dhe disa imazhe krahasuese të dy varianteve të diplomave, që duken tepër të ngjashme.



12 Comments

  1. Po kjo kurva orthodokse kujton se behesh dr. Shkencash dhe me punime te vjedhura. Fytyra e qelbur e edvin rames, si kjo jane 70% e pushtetit actual. Prit sa te dalin te palarat e Erion Evangjelist Veliaj. Ska as diplome dhe vazhdon doctoraturen nd Londer

  2. Pedagoget do kene bere vleresimin ne te holla besoj. Do ju kete bere ndonje te mire atyre se nuk ka mundesi te jete ndryshe. I drejte komenti me siper.

  3. Ne 2011, Ministri I Puneve te Brendshme te Gjermanise , Karl-Theodor zu Guttenberg dha doreheqjen per plagiarizem dhe ju hoq titulli Doctor i Shkencave.
    Shpresojme qe dhe Ministria jone do te tregoje dinjitet dhe te dorehiqet pasi te jape shpjegime ne parlament sic veproi dhe personi I siperpermendur.

  4. Te gjitha keto bukuranet pa asnje merite ne PS apo ne shoqeri, qe ve rama ne poste te rendesishme ogertat, xhackat, llackat, spiropalat, brisida ambulante te bejne te mendosh vetem ate qe mbetet per te menduar dhe qe quhet …. po e le pa e permendur se rama do jete i lodhur sot nga buxheti dhe sduhet ta stresojme me shume

  5. JU MINISTRE MOS PERDORNI PROFESERET PER TU MBROJTUR SE ATA JANE TE DETYRUAR SE JE MISTRE DHE ATA TE KANE DHE GRADEN DHE BIEN VETE BRENDA NE QOFTE SE E PRANOJNE GABIMIN JE E PA DENJET PER ATE QE BENE ,,KAQ DI TE THEM. LENE PASTAJ PO TE FLASIM PER SPITALET DHE NJEKSIN NE PERGJITHSI…

  6. Albanistani se me shpejt koloni e sudanit ose kete vend ta udheheqe nje kangur.
    Atehere ky vend do te shkelqej.

  7. Nuk guxon te futesh ne politike se te hidhen mostrat e sali non grades dhe te akuzojin padrejtesisht per plagjature o plerat e sali non grades po nuk lat nje minstre pa e akuzu për plagjature dhe kush ju që jeni vertet plagjature ju mostra te ndyre te sali non grades që skeni ber as shkollen e mesme po keni bler diploma dhe dokotoratura me lek dhe pastaj u bet deputet ju që kur ishit ne pushtet hapet universitete fantazem dhe qoska neper universitete ku shiteshin diploma dhe dokotoratura pa fund dhe tani beni ju o plera si mbrojtes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *