• |
ide | kryesore

Racizëm/ Hedh lëkurën e bananes drejt Aubameyang: arrestohet tifozi!

Sport, Video



Policia angleze ka ndërhyrë në shkallët e stadiumit Emirates, në Londër, gjatë derbit Arsenal-Tottenham për të ndaluar një tifoz të Spurs. Sapo është dalluar mes turmës, forcat e sigurisë e kanë marrë tifozin nga stadium, duke e vënë nën arrest: shkaku është se ai ka hedhur një lëkurë banane në fushë në drejtim të Pierre Emerick Aubameyang, ndërsa sulmuesi i Topcinjve po festonte pas golit të parë të shënuar ndaj Tottenham Spurs.

Një rast i qartë racizmi që më shumë të drejtë nuk është toleruar aspak nga policia, që e ka arrestuar menjëherë fajtorin. Tolerencë zero kundër racizmit. E budallallëkut. Sa për kronikën, tifozi i arrestuar humbi golin e dytë të Aubameyang, përpara se Arsenal të dominonte krejt derbin 4-2.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/0v/0vkj.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *