• |
ide | kryesore

Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit

Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit
Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit



Amendamenti i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe sa i takon ligjit për paketën fiskale si dhe buxhetin e vitit 2019, u rrëzua nga shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Braçe propozoi rritjen e TVSH-së për kazinotë nga shifra e tyre aktuale 15% në 30%.

Kazinotë priten që të zhvendosen nga janari i vitit të ardhshëm drejt hoteleve me 5 yje.

Masivisht, deputetët socialistë votuan kundër amendamentit të Braçes. Për të sqaruar këtë situatë, Rama mori fjalën duke u shprehur se rritja e një takse për një gjë që për momentin nuk ekziston nuk ka kuptim.

Kryeministri përmes kësaj, donte të tregonte se në Shqipëri momentalisht nuk ka hotele me 5 yje. Duke qenë se ato mungojnë, nuk ka sens të rritet taksa me 15%.

Debatet e bëra gjatë seancës kundra këtij amendamenti, Rama i cilësoi si pozitive, për shkak se Parlamentit i duhet një opozitë.

Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit
Rrëzohet amendamenti i Erion Braçes për lojërat e fatit

Përveç ngritjes së taksës për lojërat e fatit nga 15% në 30%, Braçe kërkoi gjithashtu që:

-Taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe libraritë të jetë 0. Kuvendi e rrëzoi me 44 vota kundër, 17 pro dhe 13 abstenim.

-Të rritej fasha e pagës që nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Edhe kjo kërkëse u rrëzua prej kuvendit.

-Të mos ndryshohej taksa minerare. E rrëzuar si kërkesë gjithashtu prej kuvendit.



5 Comments

  1. Z. Erjon ke te drejte dhe me duket se vetem Ju e vendosni trunin ne pune, te pakten me justifiku rrogen qe merrni.
    Nuk do te promovohej hoteli me 5 yje pa u rrezuar amendamenti juaj shume njerzor nga 15% ne 30%, dhe deklarimi/ justifikimi i neveritshem i KM qe nuk kemi pse ta diskutojme se nuk kemi resorte me 5 yje.
    Kujton se kot e ka vu nje mice anglisht folese per minister financash? Per kaq pune eshte. Llogorja e pare per propozime tollovi
    Zhurmues ndaj cdo argumenti njerzor. Para zotit je i qete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *