• |
ide | kryesore

Topi i Artë 2018: dita e të vërtetës…

F1, Sport



Dita e madhë mbërriti: në mbrëmje në orën 20.45 në Parisi do të nisë ceremonia për të zbuluar fituesin e Topit të Artë 2018, cmimi i përvitshëm i France Football dorëzuar me preferencat e 173 gazetarëve që kanë votuar për podiumin e tyre (5 pikë vendi i parë, 3 i dyti e një i terti). Sipas të dhënave, por pa zyrtarizim, fitues duhet të jetë Luka Modric, përpara Cristiano Ronaldo e Griezmann: me dy të fundit që me shumë mundësi do ta braktisin dhënien e cmimit. Pas 10 vjetësh, duket se po mbyllet dualiteti CR7-Messi.

Luka Modric është gati të bëjë poker. Pas The Best Fifa, cmimi lojtarit të vitit nga Uefa e atij më të mirë të 2018 dorëzuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë e Statistikave të Futbollit (IFFHS), mesfushori kroat duhet të fitojë Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij, në përfundim të një viti për tu mbajtur mend me fitoren në Champions League e finale e Botërorit me Kroacinë, ku është zgjedhur lojtari i turneut.

Sipas asaj që bëhet e ditur, Cristiano Ronaldo e Antoine Griezmann nuk do të jenë prezentë në ceremoninë që do të moderohet nga ish-futbollisti francez David Ginola. Të dy, për motive të ndryshme, nëse gjithcka është sipas atyre që pëshpëriten, duhet të jenë të zhgënjyer nga rezultati final.

LISTA E 30 KANDIDATEVE
Sergio Agüero (ARG / Manchester City)
Alisson (BRA / Liverpool)
Gareth Bale (UEL / Real Madrid)
Karim Benzema (FRA / Real Madrid)
Edinson Cavani (URU / PSG)
Thibaut Courtois (BEL / Chelsea)
Cristiano Ronaldo (POR / Juventus)
Kevin De Bruyne (BEL / Manchester City)
Roberto Firmino (BRA / Liverpool)
Diego Godin (URU / Atletico Madrid)
Antoine Griezmann (FRA / Atletico Madrid)
Eden Hazard (BEL / Chelsea)
Isco (ESP / Real Madrid)
Harry Kane (ANG / Tottenham)
N’Golo Kanté (FRA / Chelsea)
Hugo Lloris (FRA / Tottenham)
Mario Mandzukic (CRO / Juventus)
Sadio Mané (SEN / Liverpool)
Marcelo (BRA / Real Madrid)
Kylian Mbappé (FRA / PSG)
Lionel Messi (ARG / Barcellona)
Luka Modric (CRO / Real Madrid)
Neymar (BRE / PSG)
Jan Oblak (SLO / Atletico Madrid)
Paul Pogba (FRA / Manchester United)
Ivan Rakitic (CRO / Barcellona)
Mohamed Salah (EGY / Liverpool)
Sergio Ramos (ESP / Real Madrid)
Luis Suarez (URU / Barcellona)
Raphaël Varane (FRA / Real Madrid)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *