• |
ide | kryesore

Veliaj kërkon vendin e Ramës? Majko shkrihet së qeshuri: “Oh! Please!”

Lajme, Të fundit



Ministri i Diasporës Pandeli Mjako nuk i ka kursyer batutat në studion e gazetarit Adi Krasta në News 24. Majko tha se e ka mik Ramën dhe është kjo arsyeja pse pranoi të bëhej ministër edhe pse ai nuk e kishte konsultuar paraprakisht. Majko tha se sërish për shkak të këtij raporti e tërhoqi dorëheqjen pas përplasjes për votimin e Teatrit Kombëtar.

Majko ka folur edhe për atë që quhet “konsumim” i Partisë Socialiste në pushtet duke u shprehur se: “kjo parti nuk e ka mbyllur ciklin e saj të të qenit në pushtet, por s’kemi kë të vëmë më mirë në qeveri” duke iu referuar gjendjes së opozitës.

Krasta e ka provokuar edhe për rivalitetin në selinë rozë dhe ambiciet e Erion Veliajt për të pasuar Ramën në krye të partisë. Madje sipas Krastës, Veliaj po e “rrezikon” Ramën pasi kërkon që t’i zërë vendin.

“Mendon se Veliaj do të kërkojë të zërë vendin Ramës duke qenë Rama në krye të vendit? Oh please!! Nuk ndodh”, – tha Majko duke qeshur.



4 Comments

  1. Ky riqebull, lakmusi social_rilindas, urte e bute dhe ka henger me tere trashegimtaret, sic eshte edhe vete. Kaq e ka kutin, as mish, e as peshk, por butak, e lajkatare pas psikopatit, e qelbesirave te sektit, andaj mos prisni me teper, por dhe ky vete duhet te ike se boll na ka vene ne gjume. Keta, qe ky nuk na e pranokerka ngopjen e partise, qeverise se banditeve, por na deshiroka akoma te jene ne pushtet, medemek opozita nuk ka persona qe do mund te drejtojne pushtetin, por me mire pak me te ditur, e te ndershem e patriote, se sa ju pushtues kriminele te popullit.

  2. Të ka bërë Eri si veten. Flet anglisht edhe kur del para pasqyrës në hale, për të bindur veten se je cool dhe trendy. Por je thjesht nje barcalete Pandi. Të gjithë tallin sumen me ty. Edhe vete eri

  3. Jam dakort me I paemer,por duhet te shtoj se po aq idiote,ishin edhe pergjigjet-pa pergjigje.Ky Majko,edhe shoket e klases (ne fakultetin e inxhinjerise),nuk e perfillnin,bile edhe e injoronin,duke mos e pranuar ne ato “grupimet”qe zakonisht krijohen midis studenteve te nje grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *