• |
ide | kryesore

Video/ Pse Kryemadhi mund të votojë pro Erion Veliajt?

Arkiva, Kryesore

Paraqitja e Monika Kryemadhit në “Zonë e Lirë” ku çuditërisht ajo lavdëroi punën e Erion Veliajt në Tiranë, nuk ngjalli vetëm habi dhe nuk nxiti reagime  vetëm brenda LSI-së, por ajo qe edhe një konfirmim i asaj që bashkëshortja e Ilir Metës kishte deklaruar më parë.

Deklaratat / Dashuria e Monikës për Veliajn po përçan dhe LSI-në

Në videon që Lapsi.al ka nxjerrë nga emisioni “Real Story” i 22 marsit të këtij viti, duket qartë se Monika Kryemadhi ka theksuar se ajo kalamendet 50% me 50% për të votuar pro kryebashkiakut aktual. Dhe më e bukura është se sikurse duket në videon e përgatitur prej nesh, Erion Veliaj i’u përgjigj një javë më pas se askush nuk mund të priste më shumë nga drejtuesja e opozitës sesa dilemën se mund të votonte edhe për të.

Por, nga marsi i këtij viti e deri në paraqitjen tek Arian Çani, Kryemadhi ka folur edhe herë të tjera duke “derdhur lot” apo duke vënë bast, për kryebashkiakun që është aq i mirë sa xhelozia e Ramës do ta djegw duke mos e kandiduar më.

“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti” me Monika Kryemadhin

Atëhere me të drejtë çdo opozitar mund të ngrejë pyetjet:

Si ka mundësi që njeriu i akuzuar nga dyshja pd-lsi, për gënjeshtrën se nuk do të firmosë asnjë leje ndërtimi brenda Tiranës, njeriu që korruptoi aktorët dhe pranoi anashkalimin e këshillit bashkiak për çështjen e teatrit, njeriu që mbron tenderin 40 milionësh tek unaza e re, njeriu që ka blerë mediat antiopozitare dhe që i ka vjedhur edhe vetë LSI-së këshilltarët bashkiakë, mund të vizatohet me këto ngjyra nga Kryemadhi?

Lapsi.al i ka shtruar këtë pyetje disave prej hierarkëve të LSI-së. Përgjigjja që ata të japin në konfidencë është e njëjtë: “Monika e bën për shantazh. Ajo e di se Rama dhe Veliaj kanë divergjenca dhe ajo po mundohet t’i hedhë benxinë zjarrit”.

Në fakt, kjo mënyrë bizantine e konceptimit të politikës ka një problem të madh, sepse është e papranueshme që një lider politik të flasi krejt të kundërtën e asaj që mendon, pra të mashtrojë publikun, vetetëm për hir të të bërit diversion.

Por përveçse imorale ajo nuk është as produktive.

Sepse po të mendojmë për një çast se Rama dhe Veliaj e gjejnë gjuhën dhe “lali” rikandidohet për bashkinë e Tiranës, atëherë çdo të bëjë Monika?

Gjëja e parë e Veliajt në këtë fushatë do të qe shndërrimi në spot kryesor i kësaj videoje që Lapsi.al po publikon (shiko poshte). Dhe në këtë rast Monika Kryemadhit do ti mbeteshin vetëm dy zgjedhje fatkeqe: ose mos e paraqiste fare LSI-në në garën e Tiranës, ose të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë në këtë fushatë.  

©Lapsi.al 

3 Comments

  1. Kur u pyet Ilir Meta nga Çani se a është penduar që ka mbajtur dikur qëndrim agresiv ndaj Berishës, ai pa mëdyshje u përgjigj se është penduar.
    Edhe Monika nuk është dëgjuar që të shprehë ndonjë mendim armiqësor me Berishën.
    Si “rilindasit” ashtu edhe disa gazetarë e analistë të majtët , vazhdojnë edhe sot ta përmendin Berishën me tendenciozitet negativ si “Saliu”, kur Meta e Monika e përmendin me fjalën doktori duke e shoqëruar edhe me konsiderata pozitive.
    Vetë Bushati në çdo shkrim të tij kritik për Ramën, nuk haron asnjëherë që qoftë edhe me një frazë të vetme, të tregojë kundërshtinë e tij ndaj Berishës e të djathtës shqiptare.
    Ne thënë te drejtën sa i Takon lideres aktuale të LSI, nuk më duket dyzimi i saj i dyshimtë me Veliajn ai që duhet komentuar, sepse tek e fundit në politike, lojërat intriguese janë të pranishme kudo.
    Ajo që më duket më e dyshimtë e që nuk i shkon Lëvizjes Socialiste për Integrim që e ka marë këtë emër si fraksion i PS, si një lëvizje për tu integruar në Europë, që po na del tani me flamurin e miqësisë e “integrimit” me Kinën komuniste.
    Pamvarësisht se Kina sot sa i takon ekonomisë ka futur elementë të kapitalizmit që i dhanë një bum të madh zhvillimit të saj ekonomik duke e shndruar në një superfuqi jo vetëm demografike, por edhe ekonomike, e pamvarësisht se ajo ka bërë një politikë te hapur tregtare të fuqishme me gjithë botën, ky vend ngelet një shtet të themi “gjysëm” diktatorial monopartiak komunist ku vazhdohet të shkelen të drejtat e mendimit ndryshe.
    Të nxjerrësh në plan të parë në politikën e jashtëme marëdhëniet me Kinën, është pothuajse njëlloj si të flasësh për aleanca strategjike me Rusinë e Putinit apo Turqinë e Erdoganit.
    Pa ju futur thellë analizës së shkaqeve, për hir të së vërtetës, veçanërisht si pasojë e emigrimit të madh të pjesës me intelektuale të Shqipërisë, duhet pranuar se në Shqipëri ka aktualisht një elektorat goxha të madh “socialist”.
    Edhe kjo dukuri e paradokseve historike të Shqipërisë.
    Sistemi socialist me modelin e saj më kriminal të diktaturës staliniste të Hoxhës, edhe pas gati 30 vitesh të përmbysjes së tij, vazhdon të ketë një elektorat të fuqishëm.
    Duket se LSI si një parti e majtë , e treta në Shqipëri, pasi mori një pjesë të elektoratit të djathtë duke favorizuar gjatë kohës që ishte në aleancë qeverisëse me PD, tani synon që të shtojë votat më shumë në elektoratin e majtë duke parë që lideri i PS, Rama, e ka diskretituar fare të majtën shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu