• |
ide | kryesore

Zyrtare/ VAR fiton betejën e besimit dhe futet në lojë në Champions League

Sport



Pritja ndoshta ishte më e gjatë se duhej, por më në fund është zyrtare: Var do të përfshihet në edicionin aktual të Champions League duke filluar nga 1/8 e finaleve e më pas. Ekzekutivi Uefa ka vendosur zyrtarisht aplikimin e Video Assistant Referee, që duhet të shërbejë për të fshirë polemikat që vitin e kaluar karakterizuan fazat finale të kompeticionit (mbi të gjitha në Real-Juve e Real-Bayern). Muaj më parë presidenti i Uefa Ceferin kishte njoftuar moviolën në fushë për sezonin 2019/2020, por ëprfshirja është më e shpejtë dhe Var do të përdoret edhe në Europianin Under 21 në program në qershor.

“Jemi gati të përdorim Var më shpejt se kishim menduar e jemi të bindur se do të jetë një benefit për kompeticionet tona”. Kështu presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, i ka hapur rrugën video-asistencës së arbitrave në Champions, duke nisur nga 1/8 e finales së këtij sezoni futbollistik. Ekzsekutivi i Uefa ka lajmëruar edhe përdorimin e Var në finalen e Europa League e në Final Four të Nations League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *