• |
ide | kryesore

Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit: Në Korfuz nuk ka vend për fashistë

Lajme, Të fundit



Vrasja e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një grek, i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, ka sjellë një sërë reagimesh. Interesant është ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek duke mbajtur qëndrim të fortë.

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa “tregti e patriotizmit” nevojitet ende, që pasardhësit ideologjikë të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si “demokracia tradhtoi Maqedoninë”, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituar, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarprit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të “të huajit”, të “shqiptarit”, të “jevgut-shkupianit” dhe të “kundërshtarit”? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, një punëtor shqiptar i tokave. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin” – shkruan Vaki.



3 Comments

  1. Denoje moj moter, dhe uroj mos jesh e vetmja, se rilindja mavi nuk guxon te nxjerr ze, se e ka gojen e zene nga milionat e eurove te pista te shtetit tuaj.

  2. keta te majtet jane ca hipokrite te neveritshem. Po nuk ishin keta qe me 17 nentorin bene vrasje qe pataksen dynjane. Ptu race e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *