• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni “Aston Martin” £120,900 stërlina, me të cilin David De Gea prezantohet në stërvitje

Sport



Portieri i Manchester United, David De Gea, është shfaqur në qendrën stërvitore me makinën e tij të re Aston Martin Vantage, ndërsa Djajt e Kuq përgatiten të përballen me Arsenal nesër.

Spanjolli – që ka mbërritur në Carrington me makinën e tij sportive të me vlerë £120,900 stërlina – pritet të jetë një nga figurat më të impenjuara kundër Topcinjve në Old Trafford.

United është në kërkim të fitores së parë në kampionat që nga 3 nëntori dhe, me Arsenal që vjen nga suksesi 4-2 në derbi me Tottenham, ndeshja duket të jetë mjaft delikate.

Jose Mourinho, pasi u konfliktua me Paul Pogba për faktin se mori në qendrën stërvitore parukierin e tij, nuk duket aspak i kënaqur nga mungesa e përqendrimit të lojtarëve të tij përpara ndeshjeve të rëndësishme. Ndaj edhe ardhja e De Geas me makinën e re, nuk duket nga ato gjëra që i pëlqejnë teknikut portugez, për më tepër që portieri ka treguar hapur edhe më parë dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *