• |
ide | kryesore

Gjashtë mungesa për Flamurtarin, Ilir Daja në alarm

Sport



Sikur të mos mjaftonte një humbje katastrofike kundër Kastriotit të vendit të fundit në renditje, Flamurtari duhet të bëjë llogaritë me mungesën pothuaj të sigurtë të gjashtë titullarëve. Emergjencë e plotë për Ilir Dajën, që duhet të ndryshojë cdo gjë, ëprpara një sfide deikate si ajo me Lacin. Vigjilja e ndeshjes përballë kurbinasve nuk është ajo që shpresonin në Vlorë: Vendi i gjashtë në renditje, goditje morale për një humbje të pamenduar dhe shumë mungesa që do ta bëjnë tekniku Daja të ridizenjojë formacionin.

Nuk ishte një ndeshje e zakonshme ajo e humbur në Redi Maloku, për terrenin ku u luajt, e për kontrastet në të cilat vlonjatët u detyruar të futeshin, por që i sollën pasojë kartona të shumtë dhe skualifikime, por edhe dëmtime. Idriz Batha dhe Mohamed Useini janë dy mungesat e sigurta për shkak se kanë plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, ndërsa pritet të shihet situata me Artim Pollozhanin, për të verifikuar zyrtarisht numrin e kartonëve të verdhë, pasi edhe shqiptaro-maqedonasi rrezikon të mbetet jashtë sfidës me Lacin.

Nuk janë vetëm këto problemet tek Flamurtari. Enea Kolici dhe Agustin Torasa janë në dyshim të fortë për ndeshjen e ditës së diel, si pasojë e dëmtimeve. Numri 1 i portës Kolici mungoi edhe ndaj Kastriotit, duke i lenë vendin të riut Pano Qirko. Portieri i dalë nga academia bëri një paraqitje të mirë, por nuk është Kolici. Ndërsa Torasa doli nga fusha pa u mbyllur pjesa e parë, për shkak dëmtimi, duke e vënë praninë e tij në dyshim të fortë për ndeshjen përballë bardhezinjve.

Daja në këtë pikë nuk di nga të hedhë sytë, sepse Danilo Alves nuk është rikuperuar ende, por edhe vlonjati Fjoralb Deliaj, vazhdon të mbetet jashtë i dëmtuar në këmbë dhe pritet të rikthehet vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm. Situatë aspak e mirë për Flamurtarin, që pas fitores me Partizanin, u duk se mori staturën e duhur për të pretenduar Europën, një pjesë të së cilës do ta disktuojë mes shumë problemeve kundër Lacit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *