• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë i moshuari në Shijak, dyshohet të ketë helmuar veten

Lajme



Një 78 vjeçar në Shijak dyshohet të ketë helmuar veten ditën e djeshme, duke gjetur kështu vdekjen.

Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale N.M është gjetur në banesën e tij.

Në njoftimin e policisë shkruhet:

“Më datë 03.12.2018, në banesën e tij, në Shijak, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M., vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për veprën penale:

“Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të moshuarin drejt këtij akti vetësakrifikues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *