• |
ide | kryesore

“Kalbësira, bij k….sh”: Familja e Ronaldos shpërthen në fyrje pas Topit të artë për Modric

F1, Sport



Nëse Cristiano Ronaldo nuk e ka marrë mirë humbjen e Topit të artë, familjarët e tij e kanë marrë edhe më keq. Fitorja e Modric në garën për Topin e Artë nuk i ka dhënë asnjë mundësi atyre të tregohen fair play. Përkundrazi… Më tepër se një cmim që përfunduai në duart e rivalit, hidhërimi i tyre ka përdorur fjalë që lënë të mendosh qartë për një komplot kundër CR7: kalbësira, bij k….sh, mafie, padrejtësi. Në vecanti nuk janë përmbajtur dy motrat e sulmuesit portugez të Juventus, që në Instagram kanë shprehur hapur mendimin e tyre, duke marrë mbështetjen e komenteve, por edhe reagime kundër.

Motra e madhe Elma nuk është ndalur në etikën verbale: ”Për fat të keq kjo është bota e kalbur në të cilën jetojmë, mes mafias e bijëve të k….e dhe parasë, por unë e shumë njerëz do të shohim akoma shumë, mbi të gjitha drejtësi. Fuqia e Zotit është më e madhe se kjo kalbësirë. Zoti vonon por nuk gabon”. Dicka më butë ka reaguar Katia, që ka komentuar kështu: ”Lojtari më i mirë në botë … për atë që kupton nga futbolli sigurisht. Jam e shqetësuar për të ardhmen e futbollit “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *