• |
ide | kryesore

Libertadores/ 10 Topa të Artë në Bernabeu për River-Boca

Sport



Leo Messi e Cristiano Ronaldo, përsëri bashkë. Për 10 vjet kanë ndarë së bashku, në mënyrë të barabartë Topin e Artë: e kanë dominuar botën. Në vitin e 11 skenën e rrëmbeu Luka Modric dhe ata të dy mbetën të shikojnë, ashtu si do të shikojnë eventin madhështor që do të luhet në Santiago Bernabeu: Superklasikja mes River e Boca në 9 dhjetor e që me përjashtim të ndonjë befasie do të ketë në tribunën SuperVip Cristiano Ronaldo e Leo Messi.

Dy yje të gatshëm ti marrin skenën edhe një eventi si finalja e kthimit të Kupës Libertadores. Sipas asaj që bën të ditur As, asnjë nga të dy nuk do të mungojë në këtë ngjarje. Messi, argjentinasi që bën tifozllik për Neëell’s Old Boys, nuk ka një klub të preferuar. Tjetri, portugezi, kthehet në stadiumin e tij, në shtëpinë e tij, ndoshta për të qetësuar situatën, pas reagimit të fortë të familjarëve të tij ndaj trofeut të Modric.

Messi ka kërkuar biletat tek Federata spanjolle, jo tek ajo argjentinasi. Ronaldo i ka kërkuar tek Real Madrid e Florentino Perez ia ka plotësuar dëshirën: kështu të premten në fushë kundër Inter, Pleshti të shtunën me Barcelonën e të dielën në Superklasike. Me 10 Topa të Artë në tribunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *