• |
ide | kryesore

Lista/ 5 aromat e parfumit të femrave që çmendin meshkujt në shtrat

Stil



Parfumi është një aksesor tepër i veçantë, që ka fuqinë për të ndryshuar plotësisht gjendjen shpirtërore, për t’ju kujtuar dikë të veçantë, ose për t’ju ndihmuar që të bëni dikë të afeksionohet pas jush.

E teksa dihet se preferencat për parfumin janë shumë personale, shkencëtarët kanë krijuar një listë me 5 aroma që mund t’i bëjnë femrat të pa rezistueshme ndaj burrave?

Një aromë e veçantë ka fuqinë t’i “transformojë” njerëzit, pasi parfumi nxit nervat në pjesën e prapme të hundës, zgjon pjesën e trurit që quhet sistemi limbik, i cili është përgjegjës për emocionet, por edhe sjelljen dhe epshin tonë.

Por cilat janë aromat që i bëjnë gratë të “komandojnë” ndjenjat e meshkujve?!

Vanilje: Që në fillim të viteve 1700, mjekët ia kanë rekomanduar atë pacientëve meshkuj, pasi i ndihmon që të ndjehen në humor të mirë. Është në thelb një nxitës i natyrshëm, dhe gjatë një sondazhi, pjesëmarrësit meshkuj thanë se patjetër ka një efekt euforik.

Livando: Kjo aromë mund të ndihmojë shumë në joshjen e dikujt. Ajo njihet edhe si ‘aroma e dashurisë’ dhe është përdorur për të joshur burra shumë kohë para se të shpikeshin parfumet.

Portokalli: Shqisat nën efektin e aromës së luleve të portokallit zgjohen dhe bëhen aktive. Në një studim të kohëve të fundit, thuhet se kjo aromë ngjall 20% epsh tek meshkujt.

Jasemini: Është një nga aromat më të përdorura në parfume të markave të ndryshme dhe suksesi i saj daton që në lashtësi, pasi është përdorur për të gjallëruar burrat. Gjithashtu tradicionalisht ka kryer funksionin e një “ilaçi” për luftimin e mungesës së epshit dhe impotencës.

Aroma e drurit dhe lëkurës: Edhe këto aroma kanë efekt pozitiv, pasi stimulojnë meshkujt, pasi kanë fuqinë të rrisin dozën e erotizmit dhe sensualitetit. /shqip



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *