• |
ide | kryesore

“Pronat”, nga 1 shkurti në një zyrë të vetme

Lajme, Të fundit



Nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Paralelisht, qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj që merret me trajtimin e proceseve që lidhen me kthimin e pronave, legalizimin e ndërtimeve pa leje, me tokën e shpërndarë me ligjin 7501, si dhe inventarizimin e pronave shtetërore.

Ndërkohë, Agjencia e Kadastrës do të jetë e organizuar në nivel qendror dhe lokal.

“Legjislacioni i ri i përmbledh të gjitha këto procese në një ligj të vetëm. Besoj se i pari që do të mbyllet do të jetë procesi i legalizimeve dhe i fundit në kohë që do të mbyllet është procesi i trajtimit të pronës, sepse vet ligji i trajtimit të pronës e parashikon me afat 10-vjeçar”, tha Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t.

Nga viti 1994, Shqiperia rezulton me 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, nga të cilat rreth 3.8 milionë janë të regjistruara dhe rreth 600 mijë pasuri të tjera të paregjistruara, por përsëri një pjesë e mirë e pronave rezulton me probleme.

“Rezulton që rreth 2.5 milionë e pasurive të regjistruara janë me probleme, që do të thotë minimlaisht duhen azhornuar, përmirësuar. Maksimalisht duhen bërë nga fillimi”, tha më tej Lame.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri. Fillimisht ky institucion do të ketë mbështetje buxhetore, ndërsa më pas do të kalojë gradualisht me vetëfinancim, duke shfrytëzuar tarifat e shërbimit. /tch



6 Comments

  1. Dakort me komentuesin e mesiperm.

    Urojme qe ligjin sicilistat ta votojne dhe me pas te zhduken ato te Adises.

  2. Nga 4.4 m prona. 600 mije jane te PAREGJISTRUARA ????
    Nga 3.8 milionë prona te regjistruara 2.5 milion jane me PROBLEME!!!!
    Pra 3.1 m prona kane probleme
    Dmth rreth 75% e pronave jane masakruar.
    Zero Regjistrues te denuar.

    Statistika qe Lame ka ndërmend ti ndreqë ????

    Institucioni i ri qendror me kaq shume autoritet do të thotë vjedhje e përqëndruar

    Lamja i ka më të rënda valixhet për tek Rama

    1. kjo eshte vjedhje e perqendruar, pse kujton se Rama & co po destabilizojne vendin duke e zhdukur fare popullaten ? Qellimi i Rames ka qene qe ne fillim grabitja e pronave, ne fakt gjithe qeverisja e tij eshte mbajtur ne kembe duke filluar qe nga vjedhja e ideve dhe punes. Tani e evidentoi kete fakt, se na kishte marr mendjen me 100 alibi te kota, 5 here ne dite. Vet fakti qe jane bere lopcaret arkitekta tregon sa seriozishte e ka patur rama te “zgjidhe” problemet. ehu ai ka mendjen te ket pushtet dhe para per ti trasheguar ne infinit, dhe per te promovuar gjithnje e me shume mashtrusa dhe legena qe ngrihen ne kurriz te te tjereve, dhe e quajne veten intelektual. nderkohe leket e droges e zbusin me gjalpe penetrimin. film i vjeter. po keshtu eshte kur ke injorance, njelloje edhe me keta te astirit, krijo kaos tek astiri qe te perkeqesohet situata dhe ti fusim te gjithe ca kane patur halle qe ne fillim, ne nje thes te vetem. ky thote kosova eshte ne gjendje te rende psikologjike, nderkohe shqipria po vuan per buken e gojes. te pakten kosovari edhe po u largua nga shpia e di ku e ka shpin, e di edhe qe ska per ti hyre njeri ne shpi ose te gjej skavatorin. ky eshte i semure akoma nuk e keni kutpuar ?

  3. Ky ka nje te mire pasi si specialist i antikuareve i ben leket objekte te muzeut te tij te vogel? Po neser si do i justifikoje keto objekte,si Gjergji Thimjo?

  4. SHTET LESHI U VUNE PERPARA SOJ SOJ HAJDUSH E ZAPTUESISH MALOK DHE JU BASHKE ME SALI SHPELLARIN PRISHET SISTEMIN E BAZZAVE TE KOMBIT QE ISHIN FAMILJET E MEDHA ,U MORET TOKAT UA ZAPTUAET ME CECENE TE ARDHUR NGA SHPELLAT E DRAGOBISER ,E TEPELEN-TOMOR.NXORET EDHE LIGJIN E TJETRSIMIT 7501 E PASTAJ UA KTHENI TRUALL,OSE I SHUMEZUAT ME NJE TARIFE MINIMALE PER M2,POR NUK E DINI SE DITA DO VIJE DHE DO TI PAGUANI SE TANU KUJTONI SE DO JA HIDHNI DUKE I PAGUAR SHTETI NE STRSBURG….??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *